Dy palestinezë mbetën të vrarë pas një sulmi të trupave izraelite në Xheriko në Bregun Perëndimor bënë të ditur autoritetet e Palestinës. Viktimat janë një adoleshent 16 vjecar dhe një shtetas 25 vjecar, të cilën u qëlluan pas bastistjes së trupave izraelite gjatë mëngjesit të së martës në Xheriko.
Ushtria e Izraelit tha se gjatë bastisjes “të dyshuarit qëlluan në drejtim të Policisë kufitare që u përgjigj me armë zjarri. Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse që nga 1 maji në Xheriko, një qytet i lashtë në Luginën Jordan, e cila shtrihet pranë Detit të Vdekur. Dhuna është rritur në konfliktin mes izraelit dhe palestinezëve në muajt e fundit, për shkak të bastisjeve nga ushtria izraelite dhe nga sulmet vdekjeprurëse nga të dyja palët.
Numri i palestinezëve të vrarë këtë vit në konfliktin izraelito-palestinez ka shkuar në 216 me dy vrasjet në Xheriko. Rreth 28 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë po ashtu këtë vit, sipas AFP-së, bazuar në burime zyrtare nga të dy palët.