Bataclan, Parisi kujton sulmet e nëntorit 2015

Bataclan, Parisi kujton sulmet e nëntorit 2015

Një plagë ende e hapur, jo vetëm në Francë, ajo e sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris. Përballë sallës së koncerteve të Bataclan, u evokuan emrat e 131 viktimave dhe 90 të plagosurve nga plumbat e terroristëve.

Në prani të autoriteteve franceze, kryetarit të bashkisë së Parisit dhe ministrit të brendshëm Nunez, ishin të pranishëm edhe disa qindra njerëz.

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi në Twitter duke i kërkuar francezëve të qëndrojnë solidarë dhe në heshtje të kujtojnë viktimat e sulmit vrastar.

Intervistuar nga ‘France inter’ (një nga kanalet më të mëdha radio në Francë), ministri i brendshëm francez tha se ‘Kërcënimi ka ndryshuar, nuk ka më të njëjtën fizionomi, por është gjithnjë i gjallë dhe ne duhet të mbetemi vigjilent. Ato të vitit 2015 janë sulmet që rrjedhin nga një projeksion, individë që erdhën nga Siria dhe nga Iraku për të sulmuar territorin tone kombëtar'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat