'BATE me eksperiencë, e kam gati formacionin', trajneri i Partizanit para Championsit: I kam stërvitur djemtë për 25 ditë 

'BATE me eksperiencë, e kam gati formacionin', trajneri i Partizanit para Championsit: I kam stërvitur djemtë për 25 ditë 

Zoran Zekiç

Partizani luan nesër në 20:45 kundër BATE Borisov në "Air Albania". Sfida vlen  për turin e parë kualifikues në Champions League, me të kuqtë që janë gati për të marrë një rezultat pozitiv.

Në prag të ndeshjes, për mediet foli trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç. Kroati tregon se ka vetëm një muaj në ekip dhe kërkon suksesin në debutim. Nga formacioni, merkato dhe kundërshtarët, Zekiç flet edhe për eksperiencën që është e nevojshme në këtë kompeticion.

“Jam prej një muaji këtu, kam patur 25 ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por nuk është e rëndësishme të flasim sot, por nesër të bëjmë më të mirën. Është një ndeshje shumë e rëndësishme duke parë edhe afatin e shkurtër kohor. Ndjej keqardhje pasi bëmë vetëm 2 ndeshje miqësore. Ndonjëherë në futboll këto nuk vlejnë asgjë”, tha fillimisht kroati.

Më pas trajneri u ndal edhe te formacioni, duke thenë se e ka në mendje.

“Kemi stërvitjen e fundit, formacioni është i ideuar por nuk është mirë që të deklaroj përpara pasi mund të ketë të papritura.
Nuk ka pika të dobta apo të forta, janë 90 mintua të rëndësishme nesër. Kam folur për 25 ditë me skuadrën. Duhet të përballojmë ndeshjen me mentalitetin e duhur. Kam parë 4 ndeshjet e fundit të BATE-s, janë skuadër e mirë me lojtarë cilësor por ne duhet të japim më të mirën në fushë të arrijmë objektivin për skuadrën, klubin dhe tifozët”, vijoi Zekiç.

I pyetur për gjendjen e lojtarëve, Zekiç tha se jo të gjithë janë në formë maksimale. Sa i takon merkatos, trajneri kërkon vetëm përqëndrim në ndeshjen kundër Bates.

“Kemi disa lojtarë që nuk janë në 100%. Shpresoj që nesër të jenë të gjithë gati. Në këto 2 ndeshje miqësore nuk kisha një formacion fiks, por kam përdorur të gjithë lojtarët për të parë gjendjen fizike.

Merkato? Në këtë moment nuk mendoj për lojtarët që do të afroj por vetëm për rezultatin ndaj BATE Borisov pasi çdo gabim do të na kushtojë shumë. Në të gjitha seancat mendoj se si ne kemi punuar, ju keni më shumë informacion se unë. Kur sulmojmë e bëjmë që nga mbrojtja pastaj fillon gradualisht skuadra.

Nesër trajneri debuton te Partizani, teksa do tentojë fitoren.

“Do të shohim nesër, mund të kemi disa surpriza. Pas 25 ditësh ende nuk i di të gjitha kualitetet e skuadrës. E para dhe e fundit ndeshje për mua s’ka rëndësi, unë provoj të fitoj gjithmonë. Është një ndeshje e rëndësishme, duhet të sulmojmë këdo, të mbrojmë njëri-tjetrin. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të gabojmë që të marrim një rezultat të mirë”, tha ai.

Për BATE, trajneri tha se ka më shumë eksperiencë në Europë.

“BATE ka më shumë eksperiencë në Europë por nesër duhet të mendojmë vetëm për 90 minuta. Kur isha te Osijek kishim 25 vite pa marrë pjesë në Europë dhe ne u prezantuam mjaft mirë. Nuk është e rëndësishme kush e nis titullar, por si përfundon ndeshja. Kur ka 5 zëvëndësime është shumë favorizues dhe secili që është në pankinë është i rëndësishëm”, deklaroi Zekiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja