Batelli: Zgjedhjet,test për
aktorët politikë që duan BE

Batelli: Zgjedhjet,test për<br />aktorët politikë që duan BE
TIRANE - Roberto Batelli, koordinatori special i OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga ky institucion është shprehur se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një tjetër test për Shqipërinë.

“Këto zgjedhje do të jenë një tjetër test se sa të gatshëm janë aktorët politikë në Shqipëri për të kontribuuar në mënyrë aktive dhe konstruktive për institucionet e vendit, pavarësisht konkurrencës politike dhe kundërshtimeve rreth interpretimit dhe zbatimit të ligjeve. Objektivi parësor i OSBE-së është dhënia e mundësisë qytetarëve për të matur performancën e garuesve politikë. Njëkohësisht të sigurojë që zgjedhja që do të bëjnë qytetarët të jetë jo e paragjykuar gjatë procesit elektoral.
Një fushatë elektorale e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale do të shërbente si një çrregullim i mëtejshëm tek votuesit, njëkohësisht pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, ka thënë ai.

Sot në orën 09:00 kreu i Asamblesë Parlamentare të OSBE do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Aldo Bumçi. Gjatë qëndrimit në Tiranë Batelli do të takohet me kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Rama dhe zyrtarë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Redaksia Online
(sg/bm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës