KAMEZ - Një ngjarje e rëndë, një krim brenda familjes ka tronditur këtë mesditë Bathoren, ku djali ka vrarë me armë zjarri babain si dhe ka plagosur nënën.
21-vjeçari Mirald Metallari, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, 62 vjeçari Miftar Metallari, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, 47 vjeçaren Nurie Metallari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Djali është zënë me babain dhe më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar. Nëna në përpjekje për të shuar konfliktin i ka dalë përpara dhe e kanë kapur plumbat.
Familja Metallari ishte me orgjine nga Gabrica e Kukësit dhe prej vitesh jetonte në Bathore të Kamzës.
[gallery]23222[/gallery]
Shkak i konfliktit një mur betoni në oborr
Atë e bir kanë debatuar nëse duhej të ndërtohej një mur betoni në oborr ose jo.
Pasi ka filluar punën Miftar Metallari i ka kërkuar djalit të tij që të ndërtojë këtë mur betoni si dh eta ndihmonte, por 21-vjeçari e ka kundërshtuar. Në debatin me tone të larta, Mirald Metallari ka marrë armën e shërbimit të babait dhe ka qëlluar në drejtim të tij 5 herë.
Nëna e 21-vjeçarit, Nurie Metallari gjatë të shtënave është futur në mes të të dyve dhe ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga plumbat. Ndërkohë oficeri i policisë Miftar Metallari ka mbetur Iivdekur në vend, pas një plumbi që ka marrë në kokë.
I gjithë konflikti ka ndodhur në oborrin e banesës.
Pikërisht pranë derës së shtëpisë, siç mund të dallohet edhe nga shenjat e gjakut, 21-vjeçari ka qëlluar babain e tij.
Ndërkohë shenjat e gjakut janë të pranishme edhe në oborr.
Pas të shtënave Mirald Metallari ka dalë në rrugë dhe u ka kërkuar fqinjëve që të lajmërojnë Policinë, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën. Më pas I riu ka marrë në makinën e babait, nënën e tij të plagosur dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës.
Por rrugës për në spital Policia e ka arrestuar për krimin e rëndë, ndërkohë që Nurie Metallari është çuar në urgjenc me ambulancë.

Banesa e familjes Metallari në Bathore
Tragjedia tre javë para martesës së vajzës
Ngjarja e rëndë në familjen Metallari ka ndodhur vetëm 3 javë para dasmës së njërës prej vajzave të kësaj familje. Bab e bir po kryenin punime në shtëpi pikërisht për dasmën e vajzës.
Dëshmia autorit: Jam i shokuar, shkatërrova familjen
“Jam i tronditur nuk e di se çfarë bëra, po debatonim për një mur të vogël betoni. Më pas duke u zënë mora armën dhe qëllova. Nuk e di si ma bëri dora. Godita dhe nënën pa dashje pasi u fut para babait. Shkatërrova familje, prisha dhe dasmën. Jam i shokuar”", mësohet të ketë thënë në polici i riu.
Gazetari i Reportv Tv Driçim Çaka i cili ishte në vendin e ngjarjes shprehet se fqinjët e përshkruajnë familjen një familje të qetë dhe se i riu nuk ka qënë problematik.
I riu vazhdonte Universitetin dhe kishte një vit që kishte ardhur nga Gjermania pasi nuk kishte mundur të siguronte kërkesën për azil.
Familjarët të tronditur për ngjarjen shprehen se nuk e dinin nëse mes babë e bir kishte ndonjë konflikt.
"Nuk e dimë çfarë ndodhi, djali ishte shumë i mirë" shprehen ata.

Të afërmit e familjes Metallari
Njoftimi i policisë
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
VIDEO/Raportimi nga vendi i ngjarjes i gazetarit të Report TV Dricim Caka
/Shqiptarja.com

VIDEO