PUKE - Batimi I një trajleri në aksin Pukë -Shkodër ka shkaktuar kaos në trafik , teksa qarkullimi në këtë segment është bllokuar për afro dy orë mbrëmjen e sotme. 

Mësohet se trajleri është batuar në momentin që drejtuesi i mjetit po përpiqej të merrte kthesën.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kthimin e trajlerit në rruge si dhe normalizimin e qarkullimit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)