
Presidenti Ilir Meta në një intervistë në "Open" e ka kaluar edhe me batuta, pyetjen lidhur me vendimet e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe pakënaqësitë që ai ka për djegien e mandateve.
Gazetarja: Është e vërtet që ju i shprehni pakënaqësinë për djegien e mandateve bashkëshortes suaj, Kryemadhi, çdo mëngjes? Ua bëj këtë pyetje, sepse ka qenë një deklaratë e saj.
Presidenti Meta: Nuk është se fle çdo natë me Monikën, kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo.
Gazetarja: Vërtet? Me kë flini çdo natë zoti President?
Presidenti Meta: Ne kemi axhenda të ndryshme.
Ai ka deklaruar më herët se nuk ka qenë dakord me vendimin e Kryemadhit për djegien e mandateve në bllok, madje tha se ishte gënjyer nga kjo e fundit. Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të Metës, kryetarja e LSI-së iu bashkua PD-së duke lënë karriget e parlamentit dhe dalë në rrugë duke protestuar kundër qeverisë "Rama".
Lajmi kryesor:
Një ditë para raportit/ Meta: 'Venecia' propagandë! I shqetësuar jam vetëm për Kombëtaren dhe Hysajn











