Batuta e Metës:Unë me Doktorin
e kam,ju të tjerët vazhdoni bashkë
Gjatë debatit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërhyri duke u shprehur se rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet, pasi për këtë dha dakordësinë edhe ish-kryeministri Sali Berisha
TIRANE-Seanca e jashtëzakonshme plenare nuk kaloi pa doza humori.
Në fillim të seancës, PD kërkoi që votimi i anëtarëve të komisionit të Vetting-ut të ishte çështja e fundit e rendit të ditës ndërsa PS kërkoi që të ishte e para.
Gjatë debatit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërhyri duke u shprehur se rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet, pasi për këtë dha dakordësinë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“
Mendoj të mos e ndryshojmë rendin e ditës. Z. Berisha e dha dakordësinë e tij, besoj të vazhdojmë tani. Unë atë kam tani. Këta të tjerët e kanë me njëri-tjetrin, unë me atë e kam. Kur të iki unë bëni çfarë të doni ju të tjerët”,- tha Meta duke shtuar se çështja e komisioneve të Vetting-ut është qendër e gravitetit për rendin e ditës.
“
Vetting-u nuk duhet të hyjmë në debat sepse Vetting-u nuk është as i pari dhe as i fundit, është në qendër të rendit të ditës. Kështu që qendra e gravitetit të gjithë rendit të ditës është Vetting-u”,- pohoi Meta.
DEBATI NE KUVENDBylykbashi: Në lidhje me rendin e ditës. Kërkesa jonë është që komisionet e Vettingut të jenë çështja e fundit për shqyrtim për sot.
Ruçi: Nuk e kuptoj këtë kërkesë, unë po mendoja për të kundërtën. Kjo seancë do të ishte mirë të fillonte pikërisht me këtë çështje, sepse këtu e kemi lënë. Çdo të thotë kjo? S’ka asnjë argument për këtë!
Bylykbashi: Kjo është një çështje e dakortësuar. Mbasi të jenë ezauruar të gjitha çështjet e tjera, ne të vijojmë me miratimin e komisioneve të Vettingut.
Ruçi: Unë e kuptoj që kjo ka qenë pjesë e negociatave, por as unë e zoti Bylykbashi nuk kemi qenë. Por më besoni se fryma e mirëbesimit e marrëveshjes është në radhë të parë votimi i komisioneve. Që pa filluar ne shprehim mosbesim për rendin e ditës.
Meta: Mendojmë të mos ndryshojmë rendin e ditës. Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD është dakord.
Plasin te qeshurat në sallë nga krahu i PS...
Meta: Po ju çfarë keni. Nese ju keni njëri-tjetrin, unë atë e kam. Kur të iki unë bëni ç’të doni...
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15