Batuta e Ramës: Pogradeci në
hall, ikën një Fahri, vjen një Balli

Batuta e Ramës: Pogradeci në<br />hall, ikën një Fahri, vjen një Balli
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike edhe në Qarkun e Korçës. 

Nga qyteti i Pogradecit, ku zhvilloi sot takimin elektoral, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te kandidatura më e përfolur e Lulzim Bashës, djali i botuesit të “Gazeta 55”, Fahri Balliu. Klevis Balliu kandidon i katërti në listën e PD si përfaqësues i rrethit të Pogradecit.

Përpara votuesve socialistë, Rama tha me ironi se Pogradecin e ka zënë hali dhe kjo nuk mund të tolerohet në qytetin e Lasgushit.

“Halli i madh juaj është që Partia Demokratike e sheh Pogradecin si fronin mbretëror të Fahri Balliut. Ikën një Fahri vjen një Balli. Këto janë shaka që nuk tolerohen në qytetin e Lasgush Poradecit”, tha Rama.

Klevis Balliu u rendit i katërti në listën e kandidatëve të PD-së në Korçë, për zonën e Pogradecit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel