Batuta e Ramës: Meta President
me PD-në, por pa qenë i PD-së

Batuta e Ramës: Meta President<br />me PD-në, por pa qenë i PD-së
Nga Kamza ku shpërndau lejet e legalizimeve, kryeministri Edi Rama nuk shmangu batutat edhe për zgjedhjen e Presidentit. 

Kreu i qeverisë nxitoi t'i shpërndante lejet, pasi siç tha ai nuk ka kohë, se sot në orën 17:00 Kuvendi do të zgjedhë Presidentin e ri të vendit. Duke iu referuar Ilir Metës, Rama tha se maxhoranca gjeti një president që është edhe me PD-në, por pa qenë i saj.

Sipas tij, një president të tillë s'do e gjente as vetë PD-ja, ndërsa është maxhoranca e "detyruar" ta votojë edhe për llogari të opozitës.
 
"Të mbarojmë shpejt se sot do zgjedhim Presidentin.

Kemi gjetur një President me PD pa qenë i PD, as PD-ja vetë s'e gjente.

Tani do votojmë presidentin dhe për llogari të PD-së, do ta votojmë ne"
, u shpreh Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën