Batuta e Ramës nga Lushnja: Konkurrencën me Erjon Braçen nuk ua zgjidh dot, jeni njerëz me miza në kokë, më keni nxirë jetën! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku inspektoi punimet e sistemit të ujitjes në këtë zonë. Rama ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Bujar Çela, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Edi Rama Rama tha se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës. Nuk munguan as batutat e kryeministrit me deputetin e Lushnjes, duke thënë se janë në konkurrencë me Erjon Braçen që përfaqëson zonën e Divjakes.

"Konkurrencën me Erion Braçen nuk ua zgjidh dot unë Bujar, është konkurrencë e shëndetshme Divjakë-Lushnje. Falë jush që jeni edhe si njerëz me miza në kokë, ti dhe Erjoni, presioni në kuptimin e mirë, por edhe të keq të fjalës se më keni nxirë jetën, kemi arritur që të kthjellohemi mirë për këtë. Por e di dhe Erjoni që jemi pas Dhimos", iu drejtua Rama deputetit Çela.

Ndër të tjera Rama tha se në bujqësi është bërë një revolucion i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon.

 “Të shohësh sot sa produkt vendas shkon në treg e nëpër shtëpi në krahasim me produktin e importuar bujqësor është dyfishi. Domethënë, është një gjë për të cilën unë jam realisht krenar, që e kemi bërë. Natyrisht kush nuk e njeh fshatin, ose kush e njeh përmes lajmeve që ja kjo këtu, ja kjo aty, ca njerëz që bërtasin, me të drejtë, mendon që në fshat njerëzit vuajnë për bukë, nuk kanë punë, nuk kanë njeri, janë lënë jetim, ndërkohë që këtu jo prodhohet buka e përditshme e kujtdo që jeton në fshat, por këtu bëhet ekonomi kombëtare, faktikisht”, u shpreh Kryeministri Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos bilbili: 28/06/2020 17:46

    PO u kepute ne bythe ti,,,i ke bere me parate e tua ato kanale,,,mjekerrcjap,,,hajdut muti,,,kryeminister legen....ke shkatarruar tiranen me pallate mor hale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari