Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme është takuar me disa fermerë në Libofsh të Fierit, ku gjatë bisedimeve ka bërë një premtim live.
Një nga fermerët i ka kërkuar Ramës t’i dërgojë një transformator energjie, kurse kryeministri i ka premtuar se do t’ja dërgojë brenda 15 korrikut.
Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund të na jepni, 1 transformator duam”, i tha fermeri Ramës.
“Transformatorin e energjisë do ta sjell unë deri me 15 korrik. Po nuk e solla do më çoni mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po nuk e kanë zbatuar porosinë dhe do më çoni mesazh që të heqim ndonjë nga puna andej në Tiranë", u përgjigj kryeministri Rama.