Kryeministri i vendit ka postuar një meme në Instagram, lidhur me deklaratën e tij gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Pejë.
Pas takimit të djeshëm “meme” është bërë virale, pasi shprehja “What the f*ck” e kryeministrit është montuar në këngën e Sak Noel – Loca people.
Siç edhe duket nga ikonat e përdorura, kryeministri Rama e ka pritur me të qeshura këtë meme, duke mos i rezistuar dëshirës për ta ndarë edhe ai vetë.
Ditën e djeshme Rama e përdori shprehen duke thënë: “Kush e sheh si vendim ekonomik taksën doganore, gabon! Jo, është vendim politik. Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonte të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët. “What the fuck”, do thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian.