Batutat/​Rama: Sali të ka humbur
shamia, Berisha:O shoku Xhemal

Batutat/​Rama: Sali të ka humbur<br />shamia, Berisha:O shoku Xhemal
Në momentet kur po mbante fjalën nga podiumi i Parlamentit, në sallën e Kuvendit ku kishte nisur prej 45 minutash seanca, hyn deputeti Sali Berisha.

Ky çast nuk i ka shpëtuar Ramës dhe e ka qesëndisur për Partinë Demokratike. Sipas Ramës, deputetët e PD nuk mbajnë qëndrimet e tyre por flasin cfarë mbajën shënim nga Berisha. Madje Rama tha se dhe pas 25 vitesh, kryetarit të ri të PD sërish do i tërhiqet veshi nga Berisha. Megjithatë nuk munguan batutat mes tyre.

RamaHadje Sali hajde se i zuri gjumi këta, ulu Sali, ku e ke shaminë, ku e ke?

Berisha: O xhemal. O xhemal. Ti ktheu Strasburgu kuneterit o shoku Xhemal 

Rama: Ulu Sali se të paska humbur shamia, ulu të të hapen pak syrtë se je përgjumësh, je zgjuar vonë sot, ulu Sali.
Sali, je unikal, nuk konkurohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun, je prezantuar me baxhanakun apo e ke parë tek filmi “Ëordogs”.
Sali, dua të të informoj se Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Kam admirim ndaj tij , se marrëzitë e tua i shkruan e pastaj vjen e i reciton, këta të tjerët i recitojnë. Ato janë monopol i lidershipit. Halimi s’ka potencë folklorike, ai është rapsod i vogël me një çifteli me tel, ti e ke harkun e lahutës që e hap krahun. Në këtë pikë nuk është rastësi që në 25 vite je aty dhe do jesh edhe 25 vite të tjera. Kush do bëhet kryetar PD njërin vesh duhet ta mbajë tek dora jote. Sic nisi Luli ligjin e Vetting-ut në kushtetuese.
 ‘Do i përgjigjesh doktor, ai i thotë ‘Jo’, ti tani unë dal më vonë. Ti je infermieri ndërsa unë jam shefi i pavionit”,
tha Rama.

berisha rama

rama veshi

berisha rama

berisha rama

berisha rama

berisha rama

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit