Batutat/ Berisha: Edhe unë nuk shaj
kështu,Bushati:Po sfidon Portokallinë

Batutat/ Berisha: Edhe unë nuk shaj<br />kështu,Bushati:Po sfidon Portokallinë
Përpos replikave dhe akuzave të forta, si çdo javë në parlament nuk kanë munguar edhe batutat mes deputetëve dhe ministrave.
 
Gjatë fjalës së Berishës në foltoren e Kuvendit, Bushati po replikonte nga vendi, por ish-kryeministri nuk është përmbajtur duke thënë se duhet të shkosh në një koloni edukimi.
 
"Ti që shanë me atë gjuhë që edhe unë nuk e përdor ndaj kundërshtarit, meriton të shkosh në koloni edukimi.
 
Ky, ministri që shan drejtorin e komunikimit se e heq nga TV
" u shpreh Berisha.
 
Ndërsa ministri i Jashtëm iu përgjigj duke thënë se po konkurron Portokallinë.
 
"Më erdhi keq kur të dëgjoja, do të bëj një kërkesë që ta bëjmë të dielën parlamentin se konkurron 'Portokallinë'.  
 
Nga deputetët e shumicës, Brace dhe të tjerët kishte ankesa për fjalim e gjatë të Berishës, por drejtuesi i seancës, Spaho u përgjigj duke thënë se ka mesazh nga kryetari i grupit të PS, që të mos e ndërpriste fjalën e ish-kryeministrit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)