TIRANE - Dy deputetet Arta Dade ish-ministre e Jashtme e kreu i Komisionit të Jashtëm, e Majlinda Bregu ish-ministre Integrimi dhe kryetare e Komisionit të Integrimit, s’i kanë shmangur batutat mes tyre gjatë diskutimit për integrimin në panelin e konferencës së djeshme ku ishte prezent dhe Moore. Administrata publike e mungesa e besimit nga Bregu është kundërshtuar nga Dade, që tha se statusi kandidat është refuzuar 4 herë, e se opozita s’është akuzuar për statusin. Për të, sipas raportit administrata ka qenë e politizuar, ndërsa i ka kërkuar opozitës të reflektojë pas humbjes së zgjedhjeve.
 
Arta Dade: Nëse lufta politike e opozitës do të bazohej në elementët e procesit të integrimit unë mendoj se është një opozitë e dështuar.

Majlinda Bregu: Është e pacipë t’u kërkosh qytetarëve dhe është e pacipë t’i kërkosh edhe opozitës që sot të jetë e heshtur deri sa vendet anëtare të marrin një vendim për Shqipërinë. Të fshehësh poshtë qilimit atë që ndodhi, s’do thotë që ke pastruar shtëpinë.

Arta Dade: Ne asnjëherë nuk kemi treguar gishtin ndaj opozitës që ata po na pengojnë dhe se ata po na bëjnë ne që të mos marrim statusin.
Majlinda Bregu: Jo një, por 20 ligje, 20 reforma me anë të së cilave kërkohet që vendimi i qershorit të jetë pozitiv apo votimi pro i së cilave do të bëjë që vendimi i qershorit të jetë pozitiv, opozita do t`i votojë pa hezitim.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)