Batutat në kuvend, Rama-Topallit:
Të ka zili dhe Tinka Kurti kur aktron

Batutat në kuvend, Rama-Topallit:<br />Të ka zili dhe Tinka Kurti kur aktron
Seanca e sotme plenarë ka qenë e ndezur me debatë dhe replika, por nuk kanë munguar as batutat mes palëve.

Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-deputetes së PD Topalli lidhur me situatën e maturantëve dhe universiteteve.

“Ti Jozefinë bën qejf duke gënjyer” i tha Rama Topallit, pasi kjo e fundit nxorri një foto të një maturanteje që protestonte.

Për kreministrin, gjendja e shqetësuar e Topallit në parlament ishte vetëm një aktrim, aq sa edhe Tinka Kurti do ta kishte zili topallin.

 “Ti Jozefinë, merr një foto nga “Jeta Osh Qejf” dhe bën qejf me të duke gënjyer. Ajo vajzë nuk e ka mesataren aq sa thuhet. Po sikur të dalë se e ka mesataren më të ulët dhe që ti gënjen?

Aq bukur aktron sa të ka zili edhe Tinka Kurti, se jeni edhe të dyja nga Shkodra”, tha Rama.

Më tej ai sqaroi se asnjë maturant nuk do të mbetet pa të drejtë studimi. “Asnjë maturant s’do të mbetet pa të drejtë studimi. Pse e them këtë? Janë 27 mijë kuota, nga këto 25 mijë në universitetin shtetëror dhe 22 mijë aplikantë. Kështu askush s’do të mbetet pa hyrë në universitet”, tha Rama.

Kryeministri lexoi disa nga rezultatet e maturësh shtetërore.

 “Çfarë t’i bëjmë ne Jozefinë, asaj vajzës me 9.8 mesataren, ku në 250 kuota që ka mjekësia janë të gjithë me 9.9. Çfrarë t’i bëjmë ne Jozefinë atij me mesatare 9.9 në Stomatologji, ku 45 të tjerët që kanë fituar janë me 10-ta. Ka një raund tjetër, Jozefinë, ku të zgjedhin më të mirët që kanë fituar në të gjitha degët do të lirojnë 9 degët e tjera”, tha Rama.

Rama iu drejtua  opozitës duke u thënë se mund të flasin për hashash sa të duan, por kur vritet një polic nga zona juaj shkojini në varrim. Këtu kryeministri e kishte sërish fjalën për deputeten e PD, Jozefina Topalli.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron