U largua 5 vite më parë nga Bayern por Niko Kovaç po kërkon një rikthim të kroatit Mario Mandzukiç në Mynih. Bomberi 33- vjeçar nuk është në planet e Sarrit pasi duket se tekniku i ri i Juventus preferon ta ndajë sulmin mes Ronaldos, Higuain, Dybalas, Bernardeschit dhe Douglas Costas. Pra tek bardhezintjë tashmë lojtari i konsideruar veteran nuk ka më vend në formacion.
Mediat gjermane bëjnë me dije se Niko Kovaç e ka marrë seriozisht transferimin e bashkëkombasit të tij Mandzukiç tek Bayern i cili në Gjermani la përshtypje të mirë për tifozët pasi në 3 vite me Wolfsburg dhe po aq me Bayern shënoi në total 55 gola.
Për momentin Kovaç ka në dispozicion Lewandowskin dhe Muller për majën e sulmit. Në fakt Mario Mandzukic u largua nga Bayern në 2014 fill pas transferimit të Robert Lewandowskit. Tani do të kenë shansin të përballen për një vend titullari në krye të sulmit bavarez.