Rama: Nis investimi 10 mln euro, Shqipëria do kthehet në një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një video ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi që do jetë i ndarë me tre faza, i shtrirë në tre vjet.

Investimi do të kap vlerën e 10 milionë eurove dhe se akuariumet e peshkut Ton do të jenë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët.

Në hartën e publikuar në video nga kryeministri Edi Rama disa nga shtetet kryesore që do të eksportet peshku Ton nga Shqipëria është në Europë, Spanjë, gadishullin skandinav e deri në SHBA e Kanada.

"Filloi investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën. Ky investim do të jetë me faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove. Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Akuariumet e Tonit do të jenë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët. Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030", shkruan Rama.

Harta e distribucionit të peshkut Ton nga Shqipëria drejt vendeve të botës

J.GJ./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër