Elseid Hysaj vlen 9 mln euro dhe atë e kërkon Bayern Mynih. Nuk është ëndërr, por realitet, shkodrani është vendosur në listën e dëshirave të trajnerit Anceloti duke dërguar emisarët e tij për ta ndjekur shqiptarin që luan me Napolin, ndërsa pritet që të nisin edhe bisedimet me presidentin De Laurentis.

Mediat gjermane shkruajnë se Bayerni është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe sytë janë drejtuar te shqiptari që luan në kampionatin italian dhe që këtë edicion ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë. Tashmë për të ardhmen gjithçka mbetet në dorë të Hysajt dhe Napolit.



d.b/shqiptarja.com