Bayern ‘bombardon’ Leverkusenin
humbet Chelsea, fitojnë Milan e Barça

Bayern ‘bombardon’ Leverkusenin<br />humbet Chelsea, fitojnë Milan e Barça
Chelsea në krizë. Blutë e Londrës humbën përballë Crystal Palace në shtëpi 1-2 duke përfunduar në vendin e 13 me 4 pikë në 4 ndeshje.

Sako dhe Ward bënë të pavlefshëm golin e vetëm të Falcao. Edhe Liverpuli pësoi një humbje turpëruese në shtëpi nga West Ham 0-3. Arsenali me shumë fat fitoi me Newcastle.

Topçinjtë edhe pse me një lojtar më shumë për shumë minuta iu falën një autogoli të vendasve. Manchester City bëri detyrën duke fituar me Watford, ndërsa Totenham barazoi.
 
Bayern Mynih ‘bombardon’ Leverkusenin me Muller dhe Roben
Bayern Mynih i jashtëzakonshëm. Kampionët e Gjermanisë shpartallojnë Leverkusenin 3-0 duke e mposhtur në të gjitha aspektet.

Golat për bavarezët u shënuan nga Muller dy herë dhe Roben, por lojtari që spikati më shumë ishte Costa me pasimet e sakta dhe driblimet. Surprizë ishte humbja e Shtutgart në shtëpi me Frankfurtin 1-4, ndërsa sot zhvillohen ndeshjet e tjera të javë, teksa sytë do të jenë nga ndeshja Dortmund-Herta.
 
Barcelona bën detyrën, Milani merr fitoren e parë në Serie A
Thomas Vermaelen i jep tre pikët e dytë në kampionat Barcelonës në javën e dytë përballë ekipit të Malagas.

Sfida në Camp Nou ishte shumë e vështirë që të zhbllokohej nga katalanasit, pasi rastet e shumta nuk arritën që të konkretizoheshin nga reparti sulmues duke iu falur golit të mbrojtësit.

Ndërsa në kampionatin italian të futbollit, Milani merr fitoren e parë në kampionat përballë Empolit 2-1 me golat e Bacca-s dhe Adrianos. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA