Bayern Munich është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë.

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Werder Bremenit, për tu kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë të njohur si DFB Pokal.

Thomas Muller i shënoi të dy golat e bavarezëve në këtë ndeshje, në minutat 30 dhe 71 nga penalltia.

Bayerni në finale e pret fituesin e duelit Hertha Berlin – Borussia Dortmund që zhvillohet nesër në mbrëm je ne "Olympia Stadion" të Berlinit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com