Bayern Munich shtyp Augsburg
fiton 6-0, X në derbin e Ruhrit

Bayern Munich shtyp Augsburg<br />fiton 6-0, X në derbin e Ruhrit
Me rikthimin e kampionatit gjerman pas ndeshjeve te Kombëtareve kryesuesit e Bayern Munich vijojnë me të njëjtin ritëm të frikshëm.
 
Bavarezët e kanë fituar ndeshjen e javës se 26 ndaj Augsburgut 6-0 duke u ngjitur në kuotën e 65 pikëve.
 
Dy gola Bayern i shënoi që në pjesën e parë në stadiumin “Alianz Arena” me të përhershmit Lewandowski dhe Tomas Muler.
  
Festivali i golave vijoi në pjesën e dytë dhe bavarezët shënuan edhe katër gola të tjerë.
 
Edhe dy gola të tjerë shënoi polaku Lewandowski duke e mbyllur këtë ndeshje me 3 gola. Po ashtu edhe një gol tjetër shënoi Myler dy edhe për gjermanin ndërsa formën e mirë e vijon edhe spanjolli Tiago që shënoi njërin nga golat.
 
6-0 fiton Bayern ndaj Augsburg. Një fitore tenistike që konfirmon se edhe këtë sezon Bayern do jetë kampioni i Gjermanisë.
  
Në ndeshjet e tjera në barazim përfundoi derbi Shalke-Dortmund 1 me 1. Ndërsa fituan Lajpcig dhe Hamburgu i Mavraj. Bayern kryeson Bundesligën me 65 pikë 13 më shumë se vendi i dytë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot