Barcelona dhe Bayerni i Mynihut janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste të Champions League. Gjermanët përmbysën humbjen ndeshjen e parë 3-1 ndaj Portos duke fituar në shtëpi me rezultatin e thellë 6-1.

Ekipi i drejtuar nga Guardiola mbylli gjithçka në pjesën e parë me 5 golat e shënuar në 40 minuta, ndërsa në pjesën e dytë shënuan golin e gjashtë, teksa Porto u mjaftua me golin e nderit me Martinez.

Golat për Bayernin u shënuan nga Alkantra, Boateng, Myler, Alonso dhe dy herë Levandovski. Në ndeshjen tjetër Barcelona fitoi edhe ndeshjen e kthimit 2-0.

Golat për ekipin e Barcelonës u shënuan nga Neymar duke e dërguar në total 5-1 rezultatin ndaj PSG.


d.balla/shqiptarja.com