Bayern Mynchen ka humbur vendin e parë në Bundesligë pasi bavarezët kanë barazuar në transfertë 1-1 kundër Freiburgut të Amir Abrashit. Vendasit prishën shumë shpejt ekulibrat pasi në minutën e tretë kaluan në avantazh me Holer, ndërsa Bayern-it nuk iu desh shumë kohë për të barazuar me Levandoskin që realizoi një supergol, pavarësisht se nuk ishte i mjaftueshëm për të dalë më tre pikë.
Ndërkohë vendin e parë e ka marrë Dortmund, që ka mposhtur me vështirësi 2-0 Wolsburg. Të dy golat e verdhezinjve erdhën në ekstremin e lojës nga i njëjti futbollist Paco Alcaser. Spanjolli fillimisht realizoi në minutën e 90 dhe më pas në të 94-n. Pas 27 javësh kampionat Dortmund udhëheq me 63 pikë, 2 më shumë se Bayern-i ndjekës.