Bayern nuk njeh rivalë në Gjermani, Interi rikthehet te fitorja në transfertë

Bayern nuk njeh rivalë në Gjermani, Interi rikthehet te fitorja në transfertë

Foto nga ndeshja

Bayerni gjithnjë e më sipër, ku ka treguar edhe një herë se nuk njeh rival në Bundesligën Gjermane. Pas kësaj fitore kampionët në fuqi kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Schalken.

Kur James Rodriguez shënoi me kokë pas një krosimi të Joshua Kimmich ishte minuta e nëntë të fillimit të lojës. Gjatë pjesës së parë nuk patëm më gola.

Në minutën e 69 të pjesës së dytë duhej të mbërrinim për të parë edhe golin e dytë, ku Lewandowski u tregua i saktë nga pika e penalties, i cili e çoi rezultatin 0-2.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara bavarezët udhëheqin me pikë të plota (12), dhe ndiqen nga Hertha që ka 10 pikë. Ndërsa Schalke është në krizë totale ku nuk ka marrë asnjë pikë deri më tani.

Mirëpo s’mund të themi po të njëjtën gjë për Interi, pasi ai i kthehet fitores në kampionat, aty ku në katër javët e para kishte grumbulluar vetëm 4 pikë.

Gjatë ndeshjes Sampdoria-Inter u shënuan 4 gola, por vetëm njëri prej tyre, ai i Brozoviçit në sekondat e fundit të ndeshjes e kaloi provën VAR. Kështu, zikaltërit arritën të marin 3 pikë të vlefshmë në Gjenovë atëherë kur gjithçka dukej se do të përfundonte 0-0, por jo gjithçka shkoi komplet ndryshe.

Interi arriti ta gjente përsëri rrjetën fillimisht në fund të pjesës së parë, por gjyqtari pasi iu referua sistemit VAR, e anuloi për pozicion jashtë lojë në momentin e ekzekutimin të goditjes standarde. Për skuadrën e Interit ky ishte vetëm fillimi. Gjatë pjesës së dytë, në minutën e 88-të, pas një aksioni të gjatë të Interit, Asamoah realizon me një goditje të saktë thuajse në vijën e 16-metrave. Festa e zikaltërve zgjati shumë pak, pasi topi kishte përfunduar jashtë vijës fundore, para se të kthehej në lojë.

Mirëpo, vetëm pak çaste më vonë Sampdoria festoi si e çmendur golin e Defrel, por sërish me ndërhyrjen e VAR-it, goli i anulua me të drejtë.

Gjithsesi skuadra e Interit në kohën shtesë, nuk ishte më e nevojshme që kryesori t’i referohej VAR-it, sepse goli i Brozovic ishte krejtësisht i rregullt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani