Bayern s'fiton as në kampionat
Borussia Dortmund i afrohet kreut

Bayern s'fiton as në kampionat<br />Borussia Dortmund i afrohet kreut
Pas humbjes në mesjavë ndaj Atletiko Madrid në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen është ndalur në barazim 1:1 ndaj Borussia Monchegladbah në javën e 32-të të Bundesligës gjermane.
 
Tomas Myler kaloi vendasit në avantazh pas një rrëmuje në zonë në minutën e 6′ të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 72′ me anë të Andre Hahn, i cili nga diagonalja mposhti portierin Neuer.  
 
Me këtë rezultat Bajerni mban sërish vendin e parë në Bundesligë me 82 pikë, por nga ana tjetër Borussia Dortmund ka ngushtuar diferencën me vetëm pesë pikë.
 
borussia dortmund

Verdhezinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Wolfsburg. Për vendasit shënuan fillimisht me Kagawan në minutën e 7'. Pas dy minutash ishte sulmuesi kolumbian Adrian Ramos i cili  dyfishoi shifrat. Me rezultatin 2:0 do të mbyllej pjesa e parë e këtij takimi.
 
Seria e golave në pjesën e dytë do të vijonte me Marco Reus në minutën e 60, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang do të shënonte dy herë brenda një minutë, në 78' dhe 79', duke i çuar shifrat në 5:0.
 
Golin e vetëm për miqtë do ta shënonte Andre Schurrle në minutën e 86'.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani