Bayerni dhe Barça festojnë titullin
Jurgen Klopp dhe Xavi lamtumirë
Bayern Mynih e ka festuar në mënyrën më të mirë titullin e 25 kampion në Gjermani pas fitores 2-0 përballë ekipit të Mainz. Golat për kampionët e Bundesligës u shënuan nga Levandovski dhe Shvainshtager.
Bayern Mynih e ka festuar në mënyrën më të mirë titullin e 25 kampion në Gjermani pas fitores 2-0 përballë ekipit të Mainz. Golat për kampionët e Bundesligës u shënuan nga Levandovski dhe Shvainshtager. Kështu Bayern e mbylli edicionin me 25 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje me 79 pikë të grumbulluara.
Në fund kampionët kanë festuar titullin në mënyrë madhështore me traditën e birrave,një dush me të cilën nuk i mungoi edhe Guardiolës nga lojtarët. Përsa i përket ekipeve të fundit të renditjes, ekipi i Alban Mehës, Paderborni ka rënë nga Bundesliga duke hapur rrugën e largimit të shqiptarit. Ajo që do të mbahet mend nga java e fundit është edhe lamtumira që Dortmundi i kishte pergatitur Kloppit.
Barcelona feston titullin dhe i jep lamtumirën XavitBarcelona i ka dhënë lamtumirën mesfushorit të talentuar Xavi pas 17 edicionesh me fanellën katalanase. Gjeniu i mesfushës është përshëndetur me një koreografi spektakolare nga tifozët, teksa gjatë gjithë ndeshjes nuk munguan thirrjet e emrit në kor.
Xavi nuk do të mbetet në memorien e spanjollëve vetëm si njeriu nga këmbët e të cilit pati një peshë shumë të madhe suksesi i Mesit që fitoi 4 herë Topin e Artë, por edhe të triumfeve me Spanjën në kampionatet Europiane dhe në Botëror.
Juventusi leksion Napolit edhe me formacionin e dytëJuventusi konfirmohet si ekipi më i mirë në Itali edhe me formacionin e dytë, pasi ka mundur Napolin në shtëpi me rezultatin 3-1. Bardhezinjtë nuk i pengoi drejt suksesit as shiu, që edhe pse titullin e kishin fituar prej disa javësh zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke mos pranuar asnjë rezultat tjetër përvec fitores.
Pas Kupës dhe Kampionatit tashmë vëmendja është e përqendruar në finalen e 6 Qershorit në Berlin, ndërsa Napoli ishte një dështim total këtë edicion në të gjitha aspektet. Përsa i përket golave për Juven shënuan Pereira, Sturaro dhe Pepe, ndërsa për Napolin Lopez.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53
-
Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit
13 Tetor, 09:23
-
'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra
13 Tetor, 08:50
-
Pritet hapja e kampit në Gjadër, Rama: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia
13 Tetor, 08:17
-
'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë
13 Tetor, 07:43
-
Vranësira e temperatura deri në 24 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
13 Tetor, 07:42
-
Festa e beqarisë së Dafinës, mikeshat e lënë pa fjalë me surprizën
13 Tetor, 07:28
-
Mundësi të reja në punë dhe në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
13 Tetor, 07:07
-
Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën
12 Tetor, 22:50
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor, 22:43
-
'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti publikon fotot: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare
12 Tetor, 22:26
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19