Në Bundesligë Bayern Munich e ka nisur frikshëm 2026. Skuadra e Company masakroi 8-1 Wolsburgu-n, që në minutën e 13 barazoi përkohësisht. Në vijim do të spikaste Olise, i cili shënoi dy gola, ndërsa nuk mungoi as Harry Kane. Me këtë fitore pas 16 javësh kampionat Bayern-i kryesues mbetet 11 pikë pas Dortmundit të vendit të dytë.
Ndërkohë sonte në Seria A Juventus do kërkojë të rikthehet në zonën Champions teksa pret në Torino modestët e Cremonese-s. Tani është koha që ‘zonja e vjetër’, me Spalletti-n në krye, të tregojë se ka gjetur vazhdimësinë.
Aktualisht vendi i 4 mbahet nga Roma me 3 pikë më shumë se Juventusi, ndërsa para fitores së Romës 2-0 kundër Sassuolo-s, ‘zonja’ ruante vendin e 4 vetëm falë golavarazhit.
Komente




