Bayerni i Mynihut nis mbrojtjen e titullit në Gjermani me fitore, pasi mposhti në ndeshjen e parë të kampionatit për këtë edicion ekipin e Hoffenheimit me rezultatin 3-1.
Kampionët në fuqi kaluan të parë në avantazh me Muller, ndërsa miqtë barazuan me Szalai, por vetëm kaq, pasi vendasit shënuan edhe dy herë për tre pikët.
Në minutat e fundit, fillimisht ishte Robert Lewandowski dhe më pas Robern që me golat e shënuar i dhanë fitoren Bayernit. VAR-i ishte protagonist, pasi anuloi një gol të Mueller. Megjithatë Bayerni ia doli të merrte tre pikët e para.
Komento