Bayern i Mynihut vijon kryesimin në kampionatin gjerman të futbollit. Bavarezët kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Kampioni në fuqi triumfoi në udhëtim kundër Freiburgut, skuadër e cila e eliminoi ditë më parë nga Kupa e Gjermanisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Europa-Park” përfundoi me rezultatin 0:1. Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Bavarezët” e shënoi Matthijs de Ligt, në minutën e 52-të. Bayerni pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Borussia Dortmundi.