Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ 'Nuk mund të përdoret si bazë luftarake', Goxhaj dhe Softa flasin për "Studio Live": Mund të jemi në qëndër të sulmeve

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet javën e ardhshme. Në “Studio Live” në Report TV u diskutua se çfarë pasojash sjell për Shqipërinë një zhvillim i tillë. Ish-ushtaraku, Dritan Goxhaj tha në lidhje Skype bëhet fjalë për një bazë logjistike të NATO-s dhe jo luftarake.

“Nuk është një zhvillim kush e di se çfarë. E rëndësishme se është nën drejtim direkt të NATO-s të komandos të vendosur në Itali. Do të ketë përdoret për mbështetje logjistike, policim ajror qoftë për Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Siç duket do të jetë për stërvitje të ndryshme të aleancës. Këto janë përcaktuar në vitn 2019. Ka rëndësi për Shqipërinë. Edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sepse nuk kanë një bazë të tillë. Nuk është bazë e rëndësishme. Pasi një bazë e rëndëishme është në Greqi.Nuk mund të përdoret për bazë luftarake. Baza ajrore ndahet në dy: logjistike dhe luftarake. Investimi atje është logjistike. Nëse do ishte ushtarake do kishte dhe kapanone të ndryshme. Është rishtruar pista. Janë vendosur dy depozita karburanti mbi sipërfaqe”, tha Goxhaj.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në studio tha se pozicioni i kësaj baze është me rëndësi edhe për forcar ajrore shqiptare, si mbështetëse të NATO-s.

Është një bazë e rëndësisshme. Pozicioni është i përshtatshëm, 70 km nga Tirana. Është investuar shumë nga NATO. Bazë e rëndësishme edhe për forcat ajrore shqiptare. Është një bazë më e afërt drejt lindjes. Shqipëria është në rreshtin e parë të forcës, mbështetëse të NATO-s. Ka qenë në Afganistan dhe ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Kjo nuk është anë negative. Që një vend i vogël ofron territorin për aleancën,” tha Softa.

Por Softa shton se mund të ketë rrezik pasja e një baze të tillë, në rast të një konflikti të NATO-s me Rusinë apo shtete të tjera.

Por Shqipëria do të vihet në qëndër të sulmeve të mundshme në kuadër të situatave të ndryshme. Në kuadrin e gjeopolitikave dhe pasjes së vijës përreth Rusisë, NATO për shkak të anëtarësimeve të shteteve  të reja. Do të ketë efekte negative mund të jetë në fokusin e forcave armike në rast të goditjeve. E provuam shumë minimalisht nga Irani për shkak të strehimit të opozitës iraniane në territorin shqiptar. Në rrafshin politik ka shumë avantazhe që tregon se është pro dhe mbështetës i aleancës,“ shton eksperti.

I këtij mendimi nuk ishte Dritan Goxhaj, që shikon tek baza e Kuçovës vetëm aspekte pozitive qoftë edhe nga ana ekonomike.

Nuk ka asnjë efekt negativ. Vetëm pozitive për bazën, edhe për rajonin. Do të sjellë edhe efekte ekonomike. Nuk jemi në qëndër të ciklonit. Nuk është bazë ushtarake, të cilat të ngrihen për të goditur objektiva rusë apo kinez. Nuk do të kemi vendosje të raketave as trajnime të pilotave ukrainase“, tha Goxhaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Shpërthimi tragjik në Lushnje/ Goxhaj dhe Softa komentojnë në "Studio Live": Prezencë e madhe goditëse

1709320638_panel.png

Në “Studio Live” Dritan Goxhaj dhe Fatjon Softa dhanë edhe nga një koment mbi ngjarjen tragjike të shpërthimit në Lushnje, si dhe për videon e momentit të shpërthimit.

“Këto janë elemente sipas analizës time duhet të ketë prezencë të madhe goditëse. Vetëm gazi i jep focrë goditëse. Nuk mund të jetë vetëm zjarri, kjo forcë ka shpërthyer është dëgjuar edhe shumë larg nga Lushnja. Aq e fortë ka qenë vala. Prandaj duhet të jetë aty grupi hetues. Kanë rënë kolonat, është çarë asfalti. Të jep përshtypjen e një lënde eksplozive. Duhet parë se çfarë ka pasur në afërsi,” thotë Softa.

“Ajo video nuk tregon asgjë dhe e komplikon më shumë”, shtoi Goxhaj.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik