Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me anë të një statusi në Facebook deklaron se krijimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një vendim historik. Balla shton se vendimi vjen menjëherë pas Samitit të NATO-s në Bruksel 3 javë më parë, ku Presidenti Trump vlerësoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama për kuptimin dhe sinkronizimin me politikën amerikane të mbrojtjes.

STATUSI I PLOTË

NATO merr vendimin historik për Shqipërinë,

duke e shndërruar bazën e Kuçovës në bazë ajrore mbështetëse të NATO-s për furnizim ajror, mbështetjen logjistike, mbështetjen e policimin ajror si dhe për trajnime dhe stërvitje të Aleancës së Atlantikut Verior.

Duke e vlerësuar Shqipërinë dhe qeverinë e saj si partnerë të besueshëm Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin zyrtar konfirmohet se NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, duke hapur një histori të re për zhvillimin ekonomik e social të gjithë zonës dhe rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore.

Ky vendim historik i Këshillit të Atlantikut vjen menjëherë pas Samitit të NATO-s në Bruksel 3 javë më parë, ku Presidenti Trump vlerësoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama për kuptimin dhe sinkronizimin me politikën amerikane të mbrojtjes