TIRANE- Pandeli Majko, Lindita Nikolla dhe Blendi Klosi janë tre propozimet që baza i ka bërë dje kryeministrit Rama për kandidatin që PS do të përzgjedh për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Partia Socialiste për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit ku edhe erdhi në pushtet, mblodhi dje asamblenë e Tiranës për shqyrtimin e ankesave të bazës dhe përgatitjen e zgjedhjeve vendore.

Njoftimin për zhvillimin e asamblesë, kryeministri Rama deputetëve të tij ua ka përcjellë dje gjatë seancës plenare, ndërkohë që gjatë pasdites deputetët e Tiranës kanë qenë të gjithë në “Pallatin e Kongreseve” për tu takuar me bazën e PS-së.