Baze: I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!

Baze: I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!

Dëgjova Lulzim Bashën që tha nga Korça se gjithçka që thuhet për vilën ku ai jeton, janë gënjeshtra. Në fakt, për vilën ku jeton Lulzim Basha deri tani ka folur vetëm Lulzim Basha.

Ai ka thënë që është një vilë pak më e vogël se apartamenti që kishte dhe nga ku është larguar pas tërmetit. Po ai vetë, është ankuar që vila nuk ka as pishinë.

Ne vetëm kemi provuar se apartamenti nuk i është dëmtuar nga tërmeti dhe se tek vila e re, Basha nuk ka as kontratë blerje, dhe as kontratë qiraje.

Vila, pas ikjes së ambasadorit të Suedisë që ka banuar aty, para disa muajsh, është në pronësi të shtetases Migena Vrapi.

U kërkova Tatimeve të deklarojnë qiranë tuaj dhe sa paguan tatim fitimi zonja Migena, por nuk figuron fare në sistem.

Tek Ujësjellësi figuronte si klientja nr 78 e bllokut të vilave ku jeton ti.

Tani mos na lër të gënjejmë sonte, se nesër ta themi po deshe.

Na thuaj cila është Migena Vrapi dhe në çfarë rrethanash je vendosur aty.

Nëse hetojmë gjithë Migenat që janë rreth teje komplikohet situata, e mund të jemi të pasaktë.

Një Migenë që ke kushërirë, e ke pasur në Bashki dhe ka ikur më 2015.

Një Migenë tjetër është gruaja e deputetit tënd besnik që qëllon me vezë në Parlament dhe fshin serverat e 21 janarit.

Pastaj janë nja katër Migena Vrapi të tjera, që sipas Gjendjes Civile jetojnë në Shqipëri.

Detajet nga identiteti i tyre nuk po i bëjmë publike, se nuk duam të prishim privatësinë e tyre.

Për më tepër nuk duam të gabojmë, përderisa ti betohesh se je transparent.

Ok atëhere, është shumë e thjeshtë. Na trego pak për Migena Vrapin në vilën e së cilës jeton. Kjo do na kursente ndonjë gabim nga nxitimi.

Deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim dhe nuk kemi thënë asnjë gënjeshtër. I vetmi që ke gënjyer je ti, por dhe ato t’i kemi provuar si gënjeshtra.

Tani na trego për Migenën që i ka lind në zemër të të japë vilën, ose pa qira, ose pa pa para. Të paktën t’i dihet nderi zonjës në fjalë.

Po të lëmë afat deri nesër, se je rrugëve dhe të duhet të flesh pak në darkë. Tek “vila e Migenës”!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prishtina: 07/11/2019 09:45

    O mero ,kujdes mos permend grat e botes se pastaj e han; naj dajak si shumehere...

    Përgjigju
    • robert: 08/11/2019 11:38

      Bravo Mero. E keqja me e madhe e Shqiperise i vjen nga njerez si Basha edhe i gjithe "Tabori" politik ne krye,qe eksiston ne vend. .duhen shporrur sa me shpejt anti-shqipetaret me te medhenj qe ka njohur historia. Basha,meta, rama,berisha.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë