Baze: Macron zbuloi edhe pjesën tonë, jo europiane

Baze: Macron zbuloi edhe pjesën tonë, jo europiane

Refuzimi i presidentit francez Emanuel Macron për të nisur procesin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka prodhuar një debat politik, i cili nuk përpiqet të shpjegojë më arsyet e Macron për refuzimin, por secili shpjegon arsyet e veta me refuzimin e Macronit, duke testuar dëshpërimisht dhe mendësinë tonë anti-europiane.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të zhytura në shock pas vendimit, janë kthyer brenda 24 orëve në një skenë surreale debati, ku njëra palë fajëson Macronin, dhe të tjerët shpikin arsyet e tyre, duke u përpjekur me teori konspirative apo paranoja ballkanike, t’i konsiderojnë si arsye të fshehta të presidentit francez.

Në garë janë politikanë, gazetarë, profesorë dhe njerëz të zakonshëm, të cilët përpiqen të shpegojnë hallet e tyre me vendimin e Macronit.

Një palë, kryesisht qeveria dhe një rreth njerëzish publikë, janë të frustruar me Macronin si refuzues i ëndrrës europaine për Ballkanin.

Kundërshtarët e qeverisë, janë të mërzitur me Macronin pse zgjodhi arsye europiane për bllokim, dhe pse nuk zgjodhi arsyet e opozitës.

Aq shumë ka degraduar ky debat, sa ata nuk citojnë më Macronin dhe arsyet që ai thotë, por kanë të gjithë një teori të tyre konspirative, pse Macroni ka pasur një hall tjetër, si ai që mendojnë ata, por nuk e thotë.

Në disa raste, debati është aq qesharak, sa na ekspozon si shoqëri që se meritojmë Europën.

Fjala vjen, Shpëtim Idrizi, që drejton një fraksion propagandistik të komunitetit çam, mendon se Macroni i ka dhënë të drejtë çështjes came, ndaj duhen zgjedhje të reja.

Artan Fuga, një ish- profesor i vjetër marksizmi, që tani quhet filozof në gazetari, mendon se Macron është bindur nga përgjimet e “Bild”-it dhe shkrimet e tij.

Nikoll Lesi, një botues gazete afër presidentit tonë, që i shpjegon gjërat kryesisht me lekë, mendon se Edi Rama e ka paguar Macronin që ta marrë këtë vendim.

Lulzim Basha mendon se Macron e ka marrë vendimin për të mbështetur bojkotin e opozitës, e kështu me radhë.

Macroni tashmë udhëheq debatin edhe në Maqedoni, ku përveç hidhërimit të Zaevit, që është duke u menduar nëse ja vlen të shkojë në zgjedhje, të tjerët kanë shpjegimet e tyre po kaq të marra.

Disa opozitarë kanë sytë tek Putini, të tjerë te “plani B”, shqiptarët te pushteti, dhe po ashtu, të gjithë përpiqen të gjejnë arsye të tjera nga ato që thotë Macron.

Ky i fundit nuk është sot vetëm tabelë qitje për atë që ka bërë dhe mendon, por edhe për atë që nuk ka bërë dhe nuk e mendon.

Ai është në qendër të debatit jo vetëm për ata që ja quajnë argumentet idiote, por edhe për idiotët që e kanë si argument.

Ai është fatkeqësisht dhe nje dedektues i mendësisë sonë jo europiane, i një debati vulgar, që dëshmon sa larg të vërtetave të Europës jemi.

Në Tuitter të gjithë udhëheqësit europianë apo opinionistët janë pro Shqipërisë e Maqedonisë  së Veriut, dhe kundër Macronit, për arsye parimore.

Dhe të vetmit mbështetës të Macronit sot mund t’i gjesh në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, aty ku Macron arriti të na zbulojë edhe anën tjetër të medalies, frymën dhe tendecën e fshehur anti-europiane.

Por mbi të gjitha, na ka zbuluar anën tonë banale, fallcitetin e elitave të vetëshpallura dhe cektësinë e padurueshme të shtypit.

Ai është sot idhulli i konspiracionistëve, paranojakëve dhe delirantëve, që mezi e kanë pritur këtë ditë, për të thënë edhe ata një fjalë.

Ai nuk ka ndarë vetëm Ballkanin nga Europa, por dhe ballkanasit me njëri-tjetrin, duke u bërë jo vetëm një “ëndërrthyes”, por dhe një shpjegues ëndrrash, për secilin që ka një hall me pushtetin, e nuk e shpjegon dot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • .........: 20/10/2019 11:41

    shkrim perfekt. komplimente gazetarit

    Përgjigju
  • Parlamenti i mbushur me ”intelektu(h)ale: 19/10/2019 19:13

    Si te hidhen majtas a djathtas komentet e disave, Macron e tha shkurt e qarte ”numri i larte i azilkerkuesve”. Per te frenuar kete, c’kane bere qeverite tona, asgje, thjesht e kane ushqyer. Njerezit qe kerkojne azil, ikin nga korrupsioni, ekonomia, krimi e nepotizmi. Pa luftuar keto, ne shtetin tend, harroje t’u afrohesh Frances, Italise, Gjermanise, Danimarkes e te tjerave. Nuk mund te te ulin dot ne te njejten tryeze me shtete qe nuk e perceptojne dot keto metoda te funksionimit te shtetit. Sikurse deportojne shqiptaret me qendrim te paligjshem ne vendet e BE, ashtu do ”deportohet” c’do lloj qeverie qe nuk i ploteson kushtet per t’u ulur ne te njejten tryeze. Edhe Macron-i nuk beri as me pak e as me shume sesa na tha qe ”nuk mund te ulem ne tryeze me ju”. Pse duhet ta kerkojme fajin tek ai, ate duhet ta gjejme tek vetja.

    Përgjigju
    • Kastrioti: 19/10/2019 22:55

      Po te p ergjigjem se e paske gjetur veten tek shkrimi qe per mua eshte e verteta e hidhur e jona. Ben nje koment dhe me inteligjencen tende prej ballkanasi qe duhet se sben te gjesh nje fajtor edhe kur nuk ka, po te shpjegoj dicka me pak fakte. Rumania eshte ne BE dhe vazhdon perseri reformat anti korrupsion e detyruar edhe nga BE. Sllovenia qeveria dha dorehqjen pasi nje gazetar zbuloi akte korruptive e detyruar nga BE dhe populli u largua. Prandaj lere Macron te merret me azilkerkuesit dhe ti i dashur shiko statistikat e lidhur me azilkerkuesit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi