Baze: Për ata që presin Bashën të rikthehet në sistem!

Baze: Për ata që presin Bashën të rikthehet në sistem!

Ka një dëshpërim të ligjshëm nga opozitarët për mënyrën se si duhet të bindet opozita të rikthehet në sistem. Arben Ristani i dëshpëruari i fundit nga Lulzim Basha dhe dalja nga sistemi, thotë se duhet të përdorim dakordësinë me Reformën në Drejtësi, si mundësi për t’u rintegruar.

Deputetë të tjerë të opozitës së re në Kuvend nga lista e PD, bëjnë thirrje për t’u ulur për Kodin Zgjedhor, dhe reformën kushtetuese si bazë për afrimin politik të opozitës në Kuvend.

Qeveria e ka dhe më me nge, duke folur me gjuhë të drunjtë dhe duke bërë indiferentin në këtë histori.

Presidenti, herë pas here kur zbret nga Mali, thotë se këtë punë do ta zgjidhte 13 tetori, por se dëgjoi njeri.

Në fakt që të gjendet kyçi i rikthimit të opozitës në Kuvend, duhet të shikohet cili është problemi i Lulzim Bashës që e nxori nga sistemi.

E vërteta është se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishin një skemë e Berishës dhe Metës për ta bërë Ramën të dorëzohej para se të përfundonin së ngrituri institucionet e Reformës në Drejtësi, me qëllim që të kishin mundësi t’i bllokonin ato.

Lulzim Basha u vu në dispozicion të tyre për hallin e tij. Dhe halli i tij ishte se ai nuk i fitonte dot zgjedhjet dhe do të fillonte të dëgjonte këngën e dorëheqjes si më 2017.

Tani që eksperimenti mbaroi dhe Berisha e Meta nuk e ndalën dot ngritjen e institucioneve të Reformës, i vetmi që është gati ta mbrojë daljen nga sistemi, është Lulzim Basha, pasi ai ka problem të shkuarit në zgjedhje.

Për ta detyruar atë të rikthehet në sistem nuk mjaftojnë leksione morale, as skema që tregojnë rrugën e duhur. Edhe pse lë shumë për të dëshiruar nga inteligjenca, ai nuk është se nuk e di, si mund të rikthehesh në sistem.

Që ai të detyrohet të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij politike, të dëshpëruarit prej tij, kanë vetëm një rrugë, dhe kjo s’ka të bëjë me leksione morale se si kthehesh në sistem, por të formojnë parti të reja të dala nga PD, që duan të integrohen në sistem.

Është pak a shumë ajo që Genc Pollo i ka bërë Berishës në vitin 2000 dhe 2001, kur Berisha po ashtu kishte ndërmend të bojkotonte zgjedhjet.

Formimi i partisë së Genc Pollos e tërhoqi zvarrë Berishën në zgjedhje, nga frika se ai i merrte primatin e opozitës, pasi filloi ta quante “kryetari i vulës”.

Ky fenomen duhet të ndodhë. Partia Bindja Demokratike, e cila edhe pse konkuroi në 40 për qind të territorit, në kushte mungese të plotë të çdo infrastrukture, me atë rezultat që mori aty ku konkurroi, dhe nën terrorin e PD që bënte presion mbi çdo votues të saj, mund të përfaqësohet në çdo qark në parlament.

Ky është një fakt inkurajues që edhe grupi i ri i deputetëve në Parlament, duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ata duhet të formojnë urgjent partinë e tyre, duke përzgjedhur elementë të rinj, të pakompromentuar që duhet të fillojnë të mbledhin votat e pakënaqura nga dalja prej sistemit.

Me ta, ose më vete mund të krijojnë parti dhe figura të tjera politike të PD, që më kot presin që Berisha të lëshojë Bashën e të thërrasë ata.

Pas kësaj nëse kanë fuqi të bashkohen, apo të federalizohen si aleancë e re mund të vazhdojnë.

E vetmja recetë që e fut Bashën në alarm, dhe e gjunjëzon atë, është krijimi i partive të reja opozitare, që pranojnë sistemin, ulen në tryezë për reformën zgjedhore dhe bashkohen me njëra tjetrën për të hyrë në zgjedhje.

Vetëm kur të ndodhë kjo, ju do të shikoni se Lulzim Basha nuk do ngrefoset më me Dash Shehin, Nard Ndokën apo Fatmir Mediun, pasi ata nuk i duhen më askujt, por do vrapojë të zërë vendin e vet në sistem. Nëse jo, rruga e mbarë.

Por populli opozitar duhet të ketë disa alternativa në mënyrë që të imponojë reformimin e PD dhe rikthimin e saj në sistem. Nëse Lulzim Basha nuk shikon në horizont se i rrezikohet karrigia dhe i humbet shpresa për të qenë ai përfaqësues i opozitës, atëhere e keni duke pritur në tryezë të bisedimeve. Madje më parë me Ramën se sa me Rudina Hajdarin, Patozin apo Ristanin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 03/09/2019 09:45

    Mire do ishte "Altini" te shkonin atje ku thua ti, por ato vet nuk shkojne, ne po nuk i cojme dot. C'mbetet: "Te ngrohemi ne dielle".

    Përgjigju
  • Altini: 02/09/2019 23:38

    Ne te arushes vafshin te gjithe (me Edin, me Lulin, me Liken e me Sali).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës