Baze: Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Borchard

Baze: Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Borchard

Ka një histeri të dirigjuar nga opozita kundër ambasadorit Borchard, i cili duke qenë në privatësinë e tij dhe në të drejtën për të lëvizur i lirë në këtë qytet, në një moment nervozizmi, pasi është përballur me fyerje dhe sharje nga një grup bashibuzukësh të Unazës së Re, i ka “përshëndetur” me gishtin e mesit. Natyrisht nuk është një pozitë që një diplomat do të kishte dëshirë të ishte, por ai nuk ka qenë aty si diplomat, por si qytetar në punë të tij. Më shumë se sa gjest i gabuar, ambasadori ka problem se ishte në vendin e gabuar.

Së pari, përpjekja për ta paraqitur gjestin e ambasadorit si fyerje ndaj popullit shqiptar, është një spekulim i neveritshëm, pasi popullin shqiptar nuk e përfaqësojnë një grup njerëzish të dëshpëruar dhe histerikë, që kanë një vit që bllokojnë rrugën tek “Unaza e Re”.

Ata e kanë fyer ambasadorin, pa bërë ende ndonjë gjest kundër tyre. E kanë sulmuar me një fjalor të rëndë, pa asnjë arsye, thjesht se e kanë identifikuar atë si një target sulmesh prej Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Nëse do identifikojmë atë grusht njerëzish të dëshpëruar kundër ambasadorit, si “popull shqiptar”, do të na duhet të identifikojmë si përfaqësues të popullit shqiptar dhe atë bandën e Ilir Metës që i shkoi në shtëpi, duke i shkruar parrulla si nazistët dikur kundër hebrenjëve në portën e shtëpisë.

Me kriterin  e kësaj vale histerie, ambasadori do të mund të mendonte se populli shqiptar e ka poshtëruar, se i ka shkruar parrulla gjithë urrejtje tek dera e shtëpisë. Por siç e pamë, ai ishte i qetë pas kësaj.

Së dyti, kauza  e banorëve të “Unazës së Re” është një kauzë sociale e disa familjeve, të cilët falë dhe realitetit kaotik shqiptar të tranzicionit, sot janë në pozitë të keqe, pasi do të duhet të prishin shtëpitë që i kanë ndërtuar mbi gjurmën e Unazës së Tiranës.

Fakti që kjo kauzë e tyre është bërë kauzë politike e një opozitë të tredhur dhe pa ide, nuk do të thotë që populli shqiptar duhet të shpallë model të pakënaqësisë së tij sociale dhe politike, zaptues tokash që duan të kthehen në heronj të tranzicionit, meqë disa zaptues të tjerë ja kanë dalë.

Është fatkeqe të shikosh deputetët e PD, sidomos ata që janë “tirons” të vjetër, krah një kauze që fyen identitetin e tyre dhe një partie, që e nisi jetën e saj si parti që do rikthente pronën tek i zoti dhe që është katandisur të mbrojë pronën e “më të zotëve”, që zaptojnë hapësirat publike.

Është tjetër diskutimi se si mund të zbutet plaga e tyre sociale, por shpallja e kauzës së tyre, si kauzë opozitare, tregon mjerimin e opozitës dhe jo të drejtën e tyre. Ndaj në këtë rast, gjesti i ambasadorit nuk ëshët as ndaj opozitës, por ndaj disa histerikëve që fyejnë e sulmojnë çdokënd që nuk është dakord me hallin e tyre.

Së treti, dhe këtu jeni të lire të shfryni sa të doni, ambasadori Borchard nuk ua ka ngritur gishtin në emër të OSBE, apo kartës së diplomatit që mban në xhep, por si një qytetar i lirë, që ndërsa shëtit me gruan e tij, ju e sulmoni dhe e fyeni pa u patur asnjë borxh.

Duke qëlluar gjerman gjakëftohtë, u ka ngritur vetëm gishtin. Ndonjë shqiptar mund t’ua kishte kthyer dhe më keq.

Ai nuk ishte aty për të mbajtur fjalim para protestuesve si diplomat dhe ata e fyen misionin e tij. Ai ishte në punë të vet si qytetar, dhe ata kanë dhunuar privatësinë e tij.

Duke qenë i sjellshëm, ai sot u ka kërkuar ndjesë atyre që janë fyer, dhe kur thotë “atyre”, nuk ka parasysh ata që e kanë sulmuar. Ata e kanë merituar dhe më keq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale