Baze: Rivrasja banale e Hysni Lepenicës

Baze: Rivrasja banale e Hysni Lepenicës

Disa pasardhës të dëshmorëve të çetës së Hysni Lepenicës, vrarë në Grehot nga italianët në shtator të vitit 1943, u përplasën sot me një grup politikanësh të opozitës dhe u përpoqën të ndërpresin fjalimet e tyre, duke shkuar drejt përplasjes fizike.

Ndërsa po dëgjoja të bërtiturat irrituese të tyre, dëgjoja fjalëfolësin, i cili i bënte thirrje PD të mos pranonte marrëveshje me qeverinë dhe vazhdonte fliste për një plan opozitar për të shpëtuar vendin.

E gjitha kjo zhvillohej para varreve të të rënëve në vitin 1943, të çetës ndoshta të vetme të papërfolur nacionaliste në jug, që ka luftuar edhe krah partizanëve në disa raste.

E kuptoj që askush nga ata nuk shkon aty për Hysni Lepenicën, por është fyese që të përdorësh një figurë të pastër të luftës, të vrarë nga pushtuesi, dhe me prirje të forta për të mbrojtur unitetin kombëtar sa ishte gjallë, për të folur rreth halleve të Lulzim Bashës me bojkotin e Parlamentit dhe zgjedhjeve.

Akoma më fyese është të zgjedhësh Hysni Lepenicën dhe kujtimin e tij për një shfaqje bazibuzukësh.

Hysni Lepenica është një nga humbjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Një luftëtar i shquar i luftës së Vlorës, më pas antizogist i angazhuar dhe në veprimtari legale kundër Zogut, përfundoi në vitn 1942 në një grupim antifashist me orientim social-demokrat, së bashku me avokat  Skënder Muçon. Është nga të pakta figura jokomuniste që ka luftuar në disa raste bashkë me partizanët e Hysni Kapos kundër italianëve.

Më 13 shtator të vitit 1943, kur Italia kishte kapitulluar, batalioni italian “Ferrara” në Grehot të Gjirokastrës, ra dakord të dorëzonte armët, të cilat do t’i merrte në dorëzim çeta e Hysni Lepenicës.

Kur shkuan të dera e Divizionit në Grehot, ata u gjendën në pritë nga italianët dhe u vranë që të gjithë.

Për këtë ngjarje tragjike ka tre versione.

Partizanët e Bedri Spahiut e shpjegonin vrasjen me protagonizmin e tepëruar të Hysni Lepenicës për t’u paraqitur si çlirues i Gjirokastrës, duke mos marrë përgjegjësi për vrasjen e tyre.

Ali Këlcyra në kujtimet e veta e shpjegon me ndërhyrjen e oficerit Tilman, i misionit britanik SOE, pranë autoriteteve ushtarake italiane, e cila rezultoi nga dorëzim armësh, në masakër.

Kurse në kujtimet e veta, Franko Benanti, një mjek italin që ishte pjesë e batalionit “Ferrara”, e shpejgon në librin e tij “Lufta ime më e gjatë. Shqipëri 1943-1948” në mënyrë më banale situatën.

Ai thotë se sapo kishin mbërritur në Grehot nga Këlcyra, kur në grykën e Mezhogranit ishin sulmuar nga një çetë e Ballit dhe “ishim ende duke varrosur shokët, kur na thanë se një çetë e ngjashme ka ardhur tek porta dhe kërkojnë të dorzojmë armët. Atëhere na u errën sytë rrëmbyem armët dhe i masakruam.”

Sido që të jenë detajet e vdekjes së Hysni Lepenicës dhe dëshmorëve të tjerë, të gjithë bien dakord që Hysni Lepenica ishte një luftëtar antifashist, një veprimtar politik që u përpoq të mbronte “Marrëveshjen e Mukjes” dhe të shmangte luftën civile me partizanët.

Biem dakord po ashtu se ai dhë shokët e tij u vranë nga pushtuesit italianë, sado aksidentale apo të qëllimshme të kenë qenë rrethanat e vrasjes.

Por rivrajse më banale se kjo që po i bën Partia Demokratike një figure të tillë, duke mbajtur fjalime para varrit të tij, për hallet e Lulit, nuk ka pasur ndonjë herë.

Komunistët e mbuluan me harresë, se u bënte hije luftës së tyre, por kështu nuk janë tallur me të. Mjafton ajo skenë e sotme për të kuptuar se çdo të thotë të mbetesh në dorë të PD, edhe i vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët