Zakonisht serbët e kanë si filozofi, që ngrejnë mite mbi dështimet e tyre. Nuk di çe ka gjetur PD, që kërkon të mitizoj dështimet dhe zbythjet e saj si suksese, dhe të kërcënoj me këto, shqiptarët.
Dy javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, gara e opozitës është kë të trembi më shumë me vitin 97. Të gjitha kërcënimet me dhunë, Partia Demokratike I mbështet duke tentuar të ngrejë mitin e vitit 97, apo trazirat e vitit 98, si një triumf I PD.
Dikush duhet t’ia shpjegoj Lulzim Bashës, se trazirat e vitit 97 nuk janë një model për tu zënë në gojë nga Partia Demorkatike, pasi janë trazira që u prodhuan kundër Partisë Demokratike. Ndoshta Lulzim Basha nuk e di se ka qenë emigrant dhe ndoshta ka dëgjuar në familje të vjehrrit, që janë lavdëruar Komitetet e Shpëtimit, por ato ishin stuktura të dështuara në emër të qytetarëve, që as ndalën dhunën dhe as e shtuan atë, por thjesht u përdorën nga të dy palët.
Prandaj kur përmend vitin 1997 si gogol për të trembur socialistët, dhe kur paralajmëron se do ngrej Komitete Shpëtimi, në fakt ai trimëron socialistët, pasi më 1997, ajo që u shpartallua nuk ishte PS, por PD, dhe jo aq nga dhuna e rrugës, se sa nga rruga e dhunëshme me të cilën tentoi të mbaj pushtetin.
Fitorja e vetme e PD më 1997, ishte gëzimi I përkohshëm I një grupi brenda PD, kryesisht Pollos Tritan Shehut , dhe disa ish ministrave, që Berisha po ikte, por dhe ai gëzim zgjati pak, pasi ai u mori partinë dhe i zboi dhe nuk ka ikur ende andej, edh epse ata u kthyen si qenë të rrahur në PD.
Edhe kur u referohen trazirave të vitit ‘98, duhet ta kenë të qartë, se ato nuk I shërbyen për asgjë PD, përveçse një izolimi të egër ndërkombëtar që e bëri Berishën për vite të tëra, të fliste me vete në zyrë I vetmuar.
Ndaj nuk është mirë që të merren si simbole shprese, ngjarje që janë në thelb dështime të rënda të PD nga të cila ajo duhet të nxjerr mësime.Nëse e bën Luli nga padija që ka për atë kohë, apo nga fakti që jeton me njerëzit e gruas dhe ata ishin enveristë atëhere, kjo është tjetër gjë. Por nëse mendon vërttet se më ‘97 apo ‘98, Partia Demokratike ja ka dal përmes dhunës, atëhere qenka duke e rigropsuar PD.
Problemi që Basha ka në vitin 2019, rreth dy dekada më pas, është se ka një PD shumë më të dobët, shumë më pak idealiste dhe politike se ajo e dy dekadave më parë, ku në çdo rreth kishte bërthama militantësh. Sot Basha ka shkrirë praktikisht PD, në gjysmën e Shqipërisë dhe me një grup shetitës deputetësh, tenton të krijoj imazhin e një partie që mund të përdor dhunën. Planet e saj për të sulmuar KZAZ me dhunë para se të fillojnë punë, apo krekosja se nuk do të lejojë qytetarët të votojnë, janë banalitete që shpejtojnë dështimin e skemës për të bllokuar zgjedhjet.
Ndaj merreni më qetë kërcënimin e tij për dhunë. E vetmja gjë që po bën Basha, është të mbuloj dramën e tij me një teatër dhune.
Nesër, ai duhet të jetë në prokurori, (nëse nuk merr raport), jo si dhunes, por si një person nën akuzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pastrues paresh ruse. Dhe për këtë shpreson se do ta ndihmojnë shitja e përgjimeve të dosjes 339 që është bërë si thes me miell, që e shkundin sa herë kanë hall. Halli I tij real, është përballja me drejtësinë amerikane, dhe thirrjet e tij për dhunë, në fakt janë lutje për amnisti. Ai po përpiqet të eklipsoj me thirrjet për dhunë, pastrimin e pareve ruse, për të cilat mund të dënohet rënd në SHBA, por në fakt dhuna ndaj zgjedhjeve, vetëm sa do ti shtoj një ndëshkim, që mund të jetë I përjetshëm për të mos shkelur në SHBA.Por mbi të gjitha të bëj pak kujdes kur përdor krahasimet me vitin 1997, apo 1998. Partia Demokratike nuk meriton të shkatërrohet dhe një herë si në ato vite. Dhe mbi të gjitha nuk meriton të masakrohet më ashtu.
Edhe pse Basha këtë mund ta dij fitore, dikush duhet tia shpjegoj, se ato ditë fëmijët e Doktorit, që më vonë u bën fati I tij, ikën nga Shqipëria, Liria u fsheh, ndërsa Doktori rrinte me dritë fikur në zyrë. Tani, ajo që mund të ndodh po të përsëritet, është që Doktori dhe Meta të mbyllen te vilat në Lalëz, Luli tek Laguna Blu, dhe populli të dal në rrugë për të plaçkitur vilat e tyre. Nuk është se ka për të ndodhur, por I duhet shpjeguar Lulit, si mund ta përsërisim 97, dy dekada më vonë. Atëhere kishte politikanë që mendonin se po shpëtonin Shqipërinë, tani se si të shpëtojnë pasurinë. Kurse Lulzim Basha, si të shpëtoj dhe lirinë e tij.
Komento
O Mero je njesh, je shume I zgjuar dhe I sakte ne mendimet e tua! I qan shkrimet e tua..populli qe I lexon dhe te uron.
PërgjigjuNuk ke cfare i shpiegon njeri lulit se ai nuk degjon. E ka kurdisur Sala dhe ne 1 korrik mbaron kurdisja
Përgjigju