Baze: Venecia e trajton Ilir Metën si komplotist ndaj Republikës

Baze: Venecia e trajton Ilir Metën si komplotist ndaj Republikës

Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se presidenti i Republikës ka vepruar në koordinim të plotë politik me opozitën, për të ndalur rendin kushtetues dhe për të penguar zbatimin e Kushtetutës në vend. Opinioni i Venecias e trajton Ilir Metën si pjesë e një plani politik të opozitës, në dispozicion të një revolucioni të dështuar.

Komisioni i Venecias ka konsideruar se çdekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pastaj përpjekja për t’i shtyrë ato nga presidenti i Republikës, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, por janë akte që mbështeten tek përpjekja e opozitës për të ndalur me dhunë funksionimin e shtetit dhe rendit kushtetues.

Në paragrafin 71 thuhet se:

“Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti, është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë, ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose – çfarë është më keq – për të penguar funksionimin e tyre kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpriste të paktën përkohësisht funksionimin ligjor, ose kushtetues të Shtetit.”

Ky konstatim i heq bazën morale dhe politike presidentit, për çdekretimin e 30 qershroit, pasi ai e bazoi vendimin tek fakti që opozita kishte bojkotuar zgjedhjet.

Biles është më keq se kaq. Kjo tregon se presidenti e ka bazuar vendimin e tij si mbështetje për një veprimtari anti-kushtetuese të opozitës, që tentonte të ndërpriste funskionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Komisioni i Venecias ka prekur thelbin e çështjes, që është bojkoti i zgjedhjeve dhe zanafilla e problemit. Dhe sipas saj, bojkoti i zgjedhjeve nuk është bërë në kushtet e kërkesave për barazi elektorale, por për të dhunuar procesin kushtetues të zgjedhjeve, dhe për të ndalur funksionimin e shtetit.

Presidenti i Republikës e ka bazuar vendimin e tij tek akti i opozitës, pra tek një një akt që synon të dhunojë Kushtetutën e vendit, duke u kthyer kështu nga garant të unitetit të kombëtar, në një dhunues të Kushtetutës, për interes të një pale që tenton të ndalë funskionimin e shtetit.

Kjo është përgjegjësia bazike që presidenti i Republikës ka, lidhur me 30 qershorin. Ai ka marrë vendimin për të çdekretuar 30 qershorin, jo vetëm në mënyrë të paargumentuar nga kuadri kushtetues i vendit, por edhe më keq akoma, për të mbështetur një veprimtari anti-kushtetuese politike të opozitës.

Në fund, Komisioni konstaton se dekreti i presidentit prek të drejtat elektorale të qytetareve shqiptarë, të cilat hyjnë tek të drejtat themelore të njeriut, dhe si i tillë, ai është më shumë se sa shkelës Kushtetute, është një dhunues i të drejtave themelore të shqiptarëve.

Opinioni e lë fatin e Ilir Metës në dorë të Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, pasi konstaton shkeljet më shumë se kushtetuese që ai ka bërë.

Ilir Meta, i cili pat qenë zotuar se do të japë dorëheqje nëse Venecia thotë se ka shkelur Kushtetutën, sot ndërroi mendje dhe e quajti opinionin e Venecias një trakt. Kjo do të thotë se ai do të vazhdojë të rezistojë në postin e tij deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, që duhet të çertifikojë opinionin e Vencias për të si dhunues i Kushtetuës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

Dhe tani mos më thoni që Ilir Meta e Sali Berisha mezi presin të përmbushim kushtet e Gjermanisë, se një nga ato është Gjykata Kushtetuese, e cila është gijotina e presidentit.

Lexojeni ne origjinal Opinionin e Komisionit te Venecias. TEMA

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të Komisionit të Venecias)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cobani i skraparit: 27/09/2019 20:59

    Dhe demokracia ka caqet e saj,e hiqni urgjentisht cobanin e skraparit nga posti i presidentit nuk mund te rezikohet e ardhtmja e shqiptareve nga nje kokpagdhendur.Fakte ka plot per ta mbajtur ne arrest burgu.Perpak nga ky person desh plasi lufta civile,boll me me fjale njerzit duan vepra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë