Bazel, Bushati në samit: Kosova
duhet të ketë vendin e saj në OSBE

BAZEL - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 21 të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili u zhvillua në Bazel të Zvicrës.

Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Në fjalën e tij Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

“Ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonal dhe ndërkombëtar, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”. tha Bushati

Në fokus të këtij Ministerali ishin kryesisht zhvillimet më të fundit në Ukrainë, rolit i OSBE-së në ç’tensionimin e gjendjes atje si dhe situata e sigurisë në Evropë.

bushati

OSBE-ja, u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave të reja që prekin dhe cenojnë sigurinë Evropiane dhe më gjerë.

Ministri i Bushati gjatë qëndrimit në Bazel, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në Ministerialin e OSBE-së me qëllim trajtimin e disa çështjeve me interes të ndërsjellë.

bushati

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri