TIRANE- Shqipëria po tupërohet rëndë në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel dhe jo në një cep të humbur të saj, duke bërë një figurë jashtëzakonisht të keqe përpara partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kërkesa me forcë e një kundëradmirali dhe ushtaraku të lartë, si Kristaq Gërveni, për të marrë edhe një mandat të dytë në krye të përfaqësisë sonë në NATO, madje duke paralajmëruar se nuk pranon të kthehet në Shqipëri, jo vetëm që krijon një precedent negativ, të padëgjuar më parë, por dhe cenon rëndë sigurinë kombëtare të vendit në raport me aleatët tanë strategjikë në Aleancë.
Pasi, në përpjekje për të krijuar konflikt të panevojshëm me mazhorancën, por dhe duke përplasur institucionin e Presidentit me Ministrinë e Mbrojtjes, Kristaq Gërveni rrezikon të shfaqet si një ushtarak në kryeqendrën e NATO-s me parametra dezertuesi nga ushtria, duke cenuar rëndë reputacionin e Shqipërisë, që, edhe pa këtë akt, në 8 vitet e qeverisjes së kaluar të djathtë, me korrupsionin e rrjedhjen e informacioneve drejt vendeve jomike e armike, kishte demonstruar mungesë serioziteti dhe mosruajtje sekreti.
Reagimi i Shtabit
Kështu kundëradmiral Kristaq Gërveni pritet të përballet me ndjekjen penale nëse nuk respekton urdhrin për t’u kthyer në atdhe pas mbarimit të mandatit të tij si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO. Një qëndrim të tillë, referuar ligjit, Kushtetutës dhe gjithë rregulloreve ushtarake të mundshme, e ka mbajtur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe kreu i tij, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në lidhje me komentet e bëra nga kundëradmiral Kristaq Gerveni në ndonjë media të vendit, për moszbatimin e urdhrit administrativ të ministrit të Mbrojtjes “Për dorëzimin e detyrës dhe kthim në atdhe”.
Shtabi i Përgjithshëm shprehet se urdhëri “nuk diskutohet, por zbatohet me shpejtësi dhe përpikmëri”, kjo sipas pikës 5.2.2, neni 2, kreu V, i Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura, miratuar me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes Nr.1821, datë 09.11.2011. Njëherësh, nga ana e Shtabit të Përgjithshëm i është shpjeguar kundëradmiral Gërvenit dhe detyra që ka një ushtarak për të respektuar urdhërimin e eprorit në çdo rrethanë që mund të jetë.
“Nga çdo ushtarak i Forcave të Armatosura, pavarësisht gradës që ai mban, natyrës dhe përmbajtjes së urdhrit (përveçse kur urdhri bie dukshëm ndesh me Kushtetutën e Republikës), pritet marrja, sqarimi, zbatimi dhe raportimi për zbatimin e tij, ndërkohë eprori i tij është përgjegjës për urdhrin e dhënë dhe pasojat që sjell zbatimi i këtij urdhri”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Kundravajtja penale
Shtabi i Përgjithshëm, i kujton përfaqësuesit tonë në NATO se, në rastin e thyrjes së urdhrit të ministres së Mbrojtjes Kodheli, atëherë do të ketë sanksione të forta ligjore. “Rikujtojmë se rastet e mosbindjes ose moszbatimit të urdhrit nga ushtaraku, i cili është i detyruar t’i zbatojë e respektojë ato, përbëjnë kundravajtje penale, ndërkohë që rasti në fjalë ul figurën e ushtarakut dhe përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të ushtarakëve tanë në strukturat e Aleancës. Për ushtarakun në fjalë, ekziston dhe një praktikë tjetër disiplinore ku Shtabi i Përgjithshëm, në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, ka ndërmarrë propozimet dhe masat përkatëse”, deklarohet nga Shtabi i Përgjithshëm.
Teksa shpjegon dhe respektimin e kompetencave në raport me Presidentin si komandat i Përgjithshëm i FA. “Urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në atdhe nuk cenon kompetencat e presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, pasi Gervenit i ka mbaruar afati 3-vjeçar i qëndrimit në këtë detyrë”, thuhet në deklaratë.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com