BB: Shqipëria zbret 11 vende për
pagimin e taksave, e 142-a në botë
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria renditej e 131-ta. Në rajon, ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish.
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara.
Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria renditej e 131-ta. Në rajon, ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish. Sipas raportit të pagesës së taksave 2016 Maqedonia zë vendin e 7-të në nivel global. Malin e Zi në të 64-tin, Kosova gjendet në vendin e 67-të. Të vetmin shtet që kemi lënë pas në rajon, është Serbia, e cila renditet e 143.
Raporti citon, se Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave në harkun e një viti, me 5.2%. Diçka e tillë vjen për shkak të rritjes me 50% të taksës mbi pronën, nga 10% në 15%. Numri i taksave që paguhen vlerësohet i njëjtë me një vit më parë, në 34 total.
36.5% vlerësohet norma totale e taksave që paguhen në vendin tonë, ndërkohë që një vit më parë kjo normë fiksohej në 31.2%.
Pjesën më të madhe, me 18.8% e zënë taksat e punës, e ndjekur nga taksat mbi fitimin që zënë 14.1%.
Shqipëria paraqitet sërish si vendi më pak i konkurrues në rajon. Për sa i përket taksave më të larta, Shqipëria lë pas në rajon vetëm Serbinë, ku paguhet 39.7%.
Në Maqedoni norma fiksohet në 12.9%, në Mal të ZI në 21.6%, në Kosovë 15.2% dhe në Kroaci 20%.
Raporti është i përvitshëm dhe kryhet nga Banka Botërore dhe PwC
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12960
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni
12 Janar, 16:16
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Dëbora në Dibër/ Automjetet bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore! Qarku pa drita për një orë (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09