TIRANË – Zgjidhja e shpejtë që qeveria Rama i bëri konfliktit të ish-kompanisë së Shpërndarjes CEZ me ish-qeverinë e djathtë “Berisha” ishte veprimi i duhur. Kështu deklaroi drejtoresha e Bankës Botërore Ellen Goldstein gjatë një takimi që pati këtë të martë me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri. Këtë vlerësim kreu i BB-së e argumenton me faktin që marrëveshja me CEZ-in i hapi rrugën investimeve dhe reformimit të sektorit energjetik në vendin tonë.
Ndërsa u ndal në projektin e rimëkëmbjes së sektorit energjetik, zonja Goldstein e cilësoi shumë të mirë ecurinë e reformës së ndërmarrë. Sipas saj, efektet e reformës do të bëhen edhe më të prekshme me përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve.
Ne vlerësimin e ministrit Gjiknuri, reforma është duke i dhënë efektet e veta pozitive në sektor ashtu sikurse ka patur një mbështetje edhe prej qytetarëve të cilët i janë bashkuar ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
“Nga një sektor gërryes i financave dhe Buxhetit të Shtetit, tanimë sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit”, u shpreh z.Gjiknuri.
Ministri theksoi se humbjet në rrjet është arritur të ulen në nivelin 31%, niveli i arkëtimit të faturave korente është rritur ashtu sikurse janë arkëtuar gjatë këtyre dy viteve edhe rreth 200 milion euro nga borxhet e prapambetura.

Gjiknuri sqaroi se tanimë qeveria po punon për modelin e ri të tregut, liberalizimin e sektorit të energjisë dhe projektin për krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com