BB5, Arbër Çepani: Fituesin
ta zgjedhë publiku

BB5, Arbër Çepani: Fituesin<br />ta zgjedhë publiku
Një qind ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të kurorëzoheshin me fitore dhe Arbër Çepani, do të mbahej mend si fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania. Në një intervistë për Shqiptarja.com, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e BB5, Çepani flet për 5 finalistët dhe për këtë reality show. Ndonëse pranon se anjëri prej tyre nuk bën pjesë në preferencat e tij, ai thotë se është publiku ai që do të bëj gjykimin e duhur për ta. 25-vjeçari rrëfen edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe unike në jetën e tij. Pas përfundimit të BB1, Arbër Çepani ishte i vetmi nga konkurrentit e këtij edicioni, i cili realizoi një fushatë sensilibiluzese me emrin "Ndryshimi fillon nga ti", që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Këtë fushatë ai e përmblodhi edhe në një libër me titull, "Ditari i një fushate sensibilizimi".

Arbër jemi një javë përpara finales së BB, ju e keni ndjekur këtë edicion të pestë të BB?
Sigurisht që sa herë kam gjetur kohën dhe mundësin jam munduar ta ndjek, sidomos netët e spektaklit të shtunave. Kur ke jetuar vetë 100 ditë në atë shtëpi normal që bëhesh kurioz edhe për atë ç'ka ndodh në edicionet në vazhdim.

Si ju duken 5 finalistët?
Mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri, si në karaktere ashtu edhe në background dhe në eksperiencat e tyre.

Kush duhet ta fitojë këtë reality show dhe pse?
Nuk kam një preferencë të vecantë në këtë edicion. Por jam i sigurt që publiku nëpërmjet votimeve, do të di të zgjedhi konkurrentin më të vlefshëm.

Si ju janë dukur banorët e BB5, nga fillimi e deri tani?
Me të mirat dhe të këqijat e tyre, këta janë përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare. Dikush i sjellshëm e dikush jo, dikush i zgjuar e dikush jo, dikush arrogant e dikush jo, e kështu me rradhë.

Po vajzat e shtëpisë, kanë qenë simpatike nisur nga këndvështrimi juaj?
E bukura është relative, po për gustot e mia personale nuk do e gjeja femrën time ideale në këtë edicion.

Krahasuar me BB1 ku ju keni qenë pjesëmarrës, çfarë ka patur të veçantë ky edicion i pestë?
Edicioni i parë ishte një format shumë më xhenuin, pasi kështu ndodh në çdo edicion të parë kudo. Ndryshimet janë të shumta që nga arredimi e deri tek vet strategjitë e banorëve, që sot hyjnë shumë më të përgatitur dhe me ide më të qarta sesa ne që ndoshta ishim më "take it easy", por që në fakt mendoj se e kemi shijuar më shumë sesa banorët e sotëm.

Si ish-fitues i këtij spektakli, cila do të ishte këshilla që do ti jepnit atij që do ta fitonte?
Ta gëzoj sa më shumë momentin e tij të artë si fitues , por në të njëjtën kohë mos i hipi edhe shumë vetja në qejf, se është thjesht një famë që siç të vjen të ikën po aq shpejt! Do të ishte shumë dëshpërues për të të mendonte se ka botën në dorë vetëm se ka fituar një reality show.

Si e keni menaxhuar famën që ju dha BB?
Jam munduar ta përdor për një mesazh që i tejkalon kufijtë e atij reality, duke ngritur nga hiçi një fushatë sensibilizimi me emrin kuptim plotë "Ndryshimi fillon nga ti", që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Gjithsecili nga ne mund të bëhej ndryshimi që kërkonte të shihte përqark!


Me hapjen e BB5, ju keni qenë ndër të parët banorë që hyt në shtëpinë e BB, si u ndjetë?
Emocion i çuditshëm. Riktheheshe pas në kohë dhe të rikujtoheshin me dhjetra kujtime të bukura nga ajo eksperiencë që ishte vërtet e rrallë.

Çfarë solli BB në jetën tuaj?
Një eksperiencë më shumë të vecantë në jetë. I kam shijuar shumë ditët brenda shtëpisë dhe sidomos ato jashtë saj menjëherë më pas. Do ja sugjeroja gjithsecilit që do të thyej monotonin e jetës së përditshme.

Cili ka qenë momenti më i bukur brenda shtëpisë?
Ditëlindja që më është bërë surprizë dhe sigurisht finalja ku edhe dola fitues.

Po javën e fundit të BB1 si e kujtoni?
Duket e çuditshme po isha mësuar aq shumë atyre katër mureve të asaj shtëpie, me atë mënyrë jetese, sa që më dukej sikur kisha vite që jetoja në atë shtëpi dhe kur mendoja që do dilja pyesja veten "ku do shkoj? Çfarë bëhet aty jashtë?". Më dukej sikur po më prishej rehatia kur mendoja se do dilja (qesh).

Keni ruajtur marrëdhënie me ish - konkurrentet e BB?
Po sigurisht . Fundja në të mirë e në të keqe kemi ndarë shumë emocione të forta gjatë 100 ditëve brënda shtëpisë. Kështu në fund të gjithçkaje janë më shumë gjërat që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Janë ata miqtë tuaj?
Kam krijuar edhe më shumë se miq aty brenda. Julindën tashmë e kam si motër, ndërsa edhe shumë të tjerë banorë të edicionit të parë dhe jo vetëm jane bërë pjesë jetës time shoqërore tashmë.

Po për lidhjet brenda BB, ç'mendim keni?
Në tre muaj bashkëjetese 24 orë në 24 me njëri tjetrin, lidhjet janë gjëja më normale që mund të ndodhin.

Sa reale janë ato?
Disa janë sa për lojë dhe disa të tjera janë reale, fundja si në jetën e përditshme. Disa lidhje janë të ndjera dhe disa të tjera mund të bëhen edhe për interesa të caktuara.

Me çfarë po merreni aktualisht?
Jam drejtor për politikat i ASAN - Rrjetit të studentëve shqiptar në botë. Ky është një rrjet gjithëpërfshirës, që mbi të gjitha synon të rikthej trurin në Shqipëri, me anë të programit "Brain Gain".

Festuat edhe 25 vjetorin e lindjes, ku prezantuat edhe të dashurën tuaj, jeni i lumtur?
Lash pas edhe një cerek shekulli....Njeriu nuk është asnjëherë i kënaqur nga ajo c'ka ka lënë pas dhe kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja. Uroj që cerek shekulli i ardhshëm të më gjej edhe më produktiv dhe aktiv sesa ky që lash pas.

Ku do ti kaloni pushimet verore?
Synoj Karaibet....meqë kam edhe nostalgji për faktin se jam rritur në Havanë të Kubës, por gjithsesi të shohim sesa do na i lejojnë financat (qesh).
Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë