BB5-Arbri-Erionit: "Të kam nominuar ty e Klaudjan"

BB5-Arbri-Erionit: "Të kam nominuar ty e Klaudjan"
Arbri e Erioni qëndrojnë në kopësht, pasi Arbri ka dalë për të pirë një cigare me gardianin e tij. Erioni e pyet Arbrin kë ka nominuar e ai i përgjigjet se ka nominuar Erionin e Klaudjën. Ai shton se e ka bërë këtë për të parë reagimin e tyre e për të qenë në sfidë. Erioni përgjigjet se nuk është dakort me këtë shpjegim të nominimeve e më tej i tregon se ka nominuar Vlashin e Liamin, me arsye më të forta. Erioni shton se nuk e ka menduar se Arbri do t'a kishte nominuar. Më pas, Klaudja shprehet me ironi se këtë javë e ka kaluar shumë keq pa Liamin. Ajo shkon pranë tij e i thotë se e ka marrë malli për të, pasi nuk ka patur me kë të grindet. Ajo i pyet djemtë nëse janë të emocionuar për mbrëmjen e sotme e shton se për vete nuk ka emocione. Liami përgjigjiet se ka emocione e Klaudja nuk po tregohet e sinqertë duke u treguar si e qetë. Ai shton se do t'i përcjellë të gjithë banorët një e nga një. Klaudja i tregon Liamit se e ka nominuar, e mendon se ai nuk ka për t'u eliminuar sonte, por Liami përgjigjet se nuk është i sigurt për këtë gjë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë