BB5- Arjola Krasta : Elvisi i BB ndjen për mua

BB5- Arjola Krasta : Elvisi i BB ndjen për mua
Që në javën e dytë Big Brother Albania , reality show më i ndjekur në Shqipëri surprizoi publikun duke nxjerrë nga shtëpia tre banorë dhe duke futur 5 banorë të rinj.Njëra prej banoreve të eleminuara ishte edhe vajza 20 vjeçare nga Pogradeci Arjola Krasta. Ndonëse qëndroi 2 javë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arjola thotë se nuk i mungon aspak shtëpia, por vetëm disa prej banorëve të saj. Gjatë një interviste për suplementin THASH&THEM Arjola tregon eksperiencën e saj në BB, si dhe jetesën me 16 banorët e shtëpisë. Arjola flet edhe për marrëdhnien e saj me Elvisin, ku sipas saj djali nga Kosova e ka parë me një sy tjetër brenda shtëpisë. E pyetur nëse do të kishte një histori dashurie mes tyre ajo shprehet se, “Elvisin e shikon vetëm si shok dhe asgjë më tepër”. Ish-konkurrentja Arjola Krasta, flet edhe për pëlqimet e krijuara brenda shtëpisë ku sipas saj, ato janë krijuar vetëm për lojë. Ndërsa lidhur me debatet e shumta që ka pasur me Klaudjan, Arjola thotë se, ajo e shikonte si një konkurrente të fortë dhe ndaj e ka sfiduar. 20 vjeçarja Arjola i është rikthyer aktualisht studimeve, pasi prej 2 vitesh ajo është studente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

E prisnit daljen nga shtëpia?
Në fakt e prisja sepse ishte një gjë që unë e kisha kërkuar edhe vet . Mu dhimbs që nuk takova banorët kur dola, por jo diçka tjetër.

Pse donit të dilnit?
Sepse nuk më pëlqeu shumë niveli aty brenda. Unë kisha marrdhënie vetëm me Edgarin Emirjetën , po ashtu edhe me Elvisin që u shoqërova shumë javët e fundit.

Pse gjykoni që ishte nivel i dobët?

Mendoj se ishte nivel i dobët pasi nuk kishim të njëjtat ide. Debatet që zhvilloheshin aty brenda shpeshherë degradonin dhe përfundonin me fjalë banale.

Po publiku sipas jush pse nuk ju votoi?

Sepse kam qënë e sinqertë. Mendojë që duhet të përdorja më shumë strategji por s’mund ta bëja një gjë të tillë. Unë studiojë për drejtësi (qesh)

Ju kemi parë shpesh të debatoni brenda shtëpisë, ishte kjo një lloj strategjie e ndjekur nga ju?

Jo nuk ishte një strategji unë veprova sipas rrethanave aty brenda. Jam një njeri i drejtpërdrejti ashtu sikundër jam edhe në jetën e përditshme, ndaj s’mund të veproja dot ndryshe.

Një nga banoret që zhvilluat më shumë debate ishte Klaudja, kush ishte arsyeja ?

Klaudja nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Ka qënë ajo paragjykuesja e parë dhe jo unë. Ndoshta më ka parë si një konkurrente të fortë nga femrat aty brenda dhe ka dashur të më sfidojë.

Konflikte keni pasur edhe me Ermalin, si do ti cilësonit debatet me të?

Ermalit i pëlqen të tregojë shenja protagonizmi dhe ishte ai që i fillonte shpeshherë debatet mes nesh. Fillonin kryesisht si debate dhe më pas degradonin në sharje

Po marrëdhënia juaj me Gentianën si ishte?

Gentiana është tip i lezetshëm, por nuk më pëlqen aspak tipi i saj. Jemi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

E ndiqni BB tani që jeni jashtë?

Nuk kam pasur shumë kohë ti ndjekë sepse jam me sezon provimesh, por më thanë që ju kisha munguar. Kishte qënë Edgari ai që më kishte përmendur por edhe Elvisi (qesh)

Ku studioni?

Unë studiojë për Drejtësi në Universitetin eTiranës. Ishte preferencë e imja e parë dhe më ka pëlqyer gjithmonë. Do ta ndjekë deri në magjistraturë.

Si ju pritën shokët dhe pedagogët në shkollë pasi dolët nga BB?

Më pritën shumë mirë ndonsëse nuk i kam takuar të gjithë sepse tani jemi me sezon provimesh.


Po familjarët ?

Familja më ka mbështetur gjithnjë. Ata nuk më penguan të hyja në BB, por ishin edhe shumë të kënaqur me qëndrimin tim brenda shtëpisë. Kjo ka shumë rëndësi për mua.


Ju mungon shtëpia e Big Brother ?

Nuk më mungon ishte kënaqësi për aq sa ndejta. Më tepër më mungojnë banorët por pasi të dal Elvisi dhe Meti më kanë premtuar që do të më marrin me vete në Kosovë.


Arjola, si ju duken afrimet e para brenda shtëpisë?

“Çiftet” që kanë lindur në BB mendojë se njiheshin që jashtë. Kam dëgjuar për Ermalin dhe Françeskën që kishin pasur një histori dashurie mes tyre dhe unë këtë gjë j’ua thashë edhe atyre brenda shtëpisë, por që të dy e mohuan. Unë
kam qënë e para që i pashë duke e puthur por ata edhe këtë gjë e mohuan. Ndërsa sa i përket Erionit dhe Klaudjas mendojë se marrëdhënie e tyre bëhet për efekt loje.

Pra nuk ju duken reale ?

Aspak. E thashë edhe më sipër mendojë që është një strategji loje. Sepse vajzat që hyn brenda shtëpisë na kishin parë më përpara ne banorëve të vjetër.

Ju ishit 3 konkurrent që latë shtëpinë, çfarë mund të më thoni për Florin dhe Albulenën?

Flori nuk ka qënë vetvetja brenda shtëpisë ndaj dhe kërkoi që të dilte, ndërsa Albulena donte që të rrinte më tepër, por mesa duket nuk ishte e preferuara e publikut shqiptar.

Sa të njohur ju ka bërë Big Brother?

Më ka bërë shumë të njohur. Shumë njerëz më dërgojnë mesazhe në faqen time në Facebook. Por ajo që më pëlqen është se më përkrahin njerëz të moshave të mëdha të cilët e kanë pëlqyer lojën time brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Shohim që keni një tatuazh më germen A në gisht, çfarë domethënie ka ?

(Qesh) Ma kanë bërë shumë njerëz këtë pyetje. Gërma “A” është shkronja ime edhe e mamasë sime. Unë e kam shprehur edhe në shtëpi dhe do ta shpreh kudo që mami është njeriu më i dashur për mua. Jam gati të shkruaj të gjithë emrin e saj.

Kush ishte synimi juaj përpara se të hynit në BB?

Synimi im ishte të njihja sa më shumë njerëz. Doja të shihja sesi do ti gjykoja dhe njihja këtë njerëz në një ambiet të izoluar, dhe pa asnjë lloj informacioni për ta.

Ju studioni për Drejtësi po,nëse do të t’iu ofrohej një punë në television do ta pranonit?
Patjetër pse jo. Do ta pranoja me qejf një experience të tillë . Jam aq e shkathët sa mund t’ia dal. Kam aftësi të mësoj shumë gjëra përmendësh dhe do të më pëlqente shumë spikerimi.

Cilët kanë qënë banorët me të cilët keni pasur marrëdhënie më të afërta?

Me Edgarin i cili më konsideronte si vajzë. Ai shpesh në mëngjes vinte tek krevati im dhe më puthte çdo ditë sa zgjohesha nga gjumi.

Po me Elvisin kemi vënë re që rrinit shumë afër, ju pëlqen djali nga Kosova?

Elvisi më pëlqente si pamje, por unë e ndjeja që ai më shikonte me sy tjetër.

Do të ketë diçka mes ju të dyve kur ai të dal jashtë, u shprehet më sipër që do të shkonit më të në Kosovë?

Elvisin do ta mbaja vetëm si shok asgjë më tepër. Mendojë që ne të dy ndajmë të njëjtat ide dhe mendime, ndonëse jemi dy mentalitete krejt të ndryshëm.

Brenda shtëpisë Elvisi shfaqi ndenjat e tij edhe për Albulenën, keni një koment për këtë?

(qesh) Ajo që ai i shfaqi Albulenës ishte lojë,për të më bërë xheloze mua. Këtë Elvisi e ka
shprehur në dhomën e rrëfimit.

Jeni e dashuruar?

Për momentin jam vetëm më pas nuk i dihet (qesh)

Po prisni që të dal Elvisi?

Po sepse mezi po pres të iki në Kosovë (qesh).

Me cilin nga banorët keni folur më tepër kur dolët nga BB?

Me Emirjetën dhe besojë se do ti vazhdojë kontaktet më të, sepse ajo është një vajzë shumë e pjekur.

Dhe së fundmi , mund të më përkufizoni me nga një fjalë të gjithë banorët e Big Brother Albania?

Liami- aventurier
Edgari- i shoqërueshëm
Ermali- arrogant
Françeska- adoleshente
Klaudja- e pakuptueshme
Genta- shakaxhie
Flori- i fjetur
Albulena- moskokçarëse
Erioni – tip i mbyllur
Elvisi – shumë simpatikë (jo vetëm si pamje)
Meti- xhentil
Emirjeta- e kujdesshme
Gjoni- tip
Anila – e vuajtur
Graciano- i shkathët


SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike