BB5-Banorët biseda rreth spektaklit

BB5-Banorët biseda rreth spektaklit
Banorët e “Big Brother” vazhdojnë konkurrimin e tyre duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin por edhe duke provokuar debate herë pas here. Gjatë kohës kur ata po darkonin banorët më të vjetër janë bërë kurioz për të ardhurit e rinj e kanë nisur t’i pyesin për gjëra të ndryshme. Ndërkohë që Arbri flet për shkollën Genta ngacmon Vlashin me pyetje. Një pjesë tjetër e banorëve qëndrojnë në pishinë ku Françeska nis të bëjë thashetheme për Arjolën dhe daljen e saj. Ajo u shoreh se Arjola nuk i është dukur tip i zgjuar dhe se kur hynte në biseda apo debate fliste gjëra që nuk kishin lidhje. Anila nis të ngacmojë Françeskën për nominimet e javës duke i thënë i se ajo po afrohet shumë me Ermalin, por njëkohësisht edhe me Vlashin sepse këtë javë është në nominim. Edhe Liam ngacmon vajzën nga Vlora mbi situatën e saj me Ermalin duke i thënë nëse këtë javë do të ketë një puthje midis asaj dhe Ermalit sepse ajo është e nominuar dhe rrezikon të dalë. Ndërkohë Françeska i është përgjigjur se nëse do të ndodh një gjë e tillë, nuk do të ndodh për shkak të nominimit. Edgari flet për suprizën e organizuar nga Vëllai i madh, ku nuk mohon emocionet e forta që ka provuar. Klaudja dhe Erioni thonë se surpriza e Edit, por edhe e Erionit ishin mjaft emocionuese duke e bërë natën e spektaklit edhe më të bukur. (xh/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit