BB5: Burgu, Banorët rikthehen në qeli

BB5: Burgu, Banorët rikthehen në qeli
Banorët vazhdojnë të bisedojnë në dhomën e ndenjes, kur aty vjen Meti me një zarf në dorë. Ai kërkon vëmendjen e të gjithë banorëve dhe lexon komunikatën për katër të dënuarit. Vëllai i Madh ka përcaktuar Metin si gardiani i radhës në burgun e Big Brother. Meti u jep urdhër banorëve që të ndërrojnë veshjet sa më shpejt të munden dhe të futen në vendin e vuajtjes së dënimit. Ai do të shoqërojë të dënuarit për në qeli. Pas leximit të zarfit katër të dënuarit, Anila, Ermali, Liami, dhe Arbëri shkojnë në dhomën e gjumit për të veshur uniformat e burgut dhe më pas rikthehen përsëri në qelinë e tyre. Ermira dhe Lorena bëjnë thashetheme për Anilën duke u nisur nga debati i gjatë që pati Anila me shumicën e banorëve për çështjen e pagesave midis meshkujve dhe femrave. "Kjo Anila na çudit çdo ditë e më shumë" thotë Ermira. Edhe Lorena flet kundër Anilës për mënyrën se si shprehej ajo në diskutimet me pjesën tjetër të banorëve. Pak minuta më vonë aty vjen Anila dhe dy vajzat bashkë me Françeskën i këndojnë këngën Anilës, por këtë herë me një ndryshim jo më "Anila, Anila të shtunën shkon te shpija, Por Anila, Anila sonte shkon te burgu". (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike